Gostivari shënon Ditën e Ekologjisë

Nën moton “Natyra shëndeti jonë, pasuria jonë”, në organizim të Qendrës informative të Bashkimit Evropian (BE), me seli në Shkup, dhe mbështetje të Pikës Informative në Gostivar, në Kopshtin e fëmijëve “Gëzimi Fëmijëror”, në Gostivar është shënuar dita e ekologjisë respektivisht Java e gjelbër e BE-së.

I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe një delegacion nga Komuna e Gostivarit.

Koordinator i Departamentit për Arsim Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit, Edit Azizi deklaroi se në suaza të këtij aktiviteti do të formohet edhe grupi i ekologjistëve të rinj të Gostivarit.

Gostivari shënon Ditën e Ekologjisë

“Sot në hapësirat Kopshtit për fëmijë “Gëzimi fëmijëror”  nëpërmjet aktivitetit “Kopshti në Kopsht”  bëhet Shënimi  i ditës së Ekologjisë respektivisht Java e gjelbër në Gostivar. Në suaza të këtij aktiviteti formohet grupi i ekologjistëve më të rinj të Gostivarit nën moton “Natyra shëndeti jonë, pasuria jonë”, tha mes tjerash Azizi.

Në këtë eveniment ku morën pjesë rreth 50 fëmijë të moshës 5 deri 6 vjeçe, ndër aktivitetet e realizuara ishin edhe përgatitja e ikebanave, me temë “edhe plastika mund të lulëzojë” Së bashku me mësueset dhe koordinatoren (prej shisheve të plasmasit, qeseve të plasmasit dhe shiritave), vizatime për ekspozitën “Kopsht në kopsht”, përgatitja dhe konsumimi i ushqimit të shëndetshëm ekologjik para fëmijëve dhe prindërve të tyre, si dhe ndarja e certifikatave respektivisht mirënjohjeve dhe dhuratave modeste për mundin e dhënë të ekologjistëve të rinj.

Gostivari shënon Ditën e Ekologjisë
Gostivari shënon Ditën e Ekologjisë

Lajme të ngjashme

Back to top button