Hapet kardiokirurgjia e parë shtetërore në Shkup

Kardiokirurgjia e parë shtetërore është inauguruar sot në kuadër të Qendrës klinike të Shkupit “Nënë Tereza”.

Hapësira e Klinikës për kardiokirurgji shtetërore është në kuadër të Klinikës për kardiokirurgji, i projektuar me qëllim për bllok kirurgjikal dhe me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 750 metra katrorë. Përmban dy salla të operacionit, kujdes intensiv me gjashtë krevate, dy dhoma spitalore me nga gjashtë krevate, ambulancë pranimi, dhomë pritjeje dhe hapësira shoqëruese.

Në kardiokirurgjinë shtetërore, shtoi ministri Todorov, ka pajisje më bashkëkohore nga gjenerata më e re e cila mundëson punë të të gjitha procedurave të mundshme kardiologjie.

Todorov paralajmëroi se për dy deri në tre javë do të fillojnë të kryhen intervenime në kardiokirurgjinë shtetërore duke pas parasysh se pas ngjarjes së sotme duhet të kryhet sterilizim i detajuar.

Potencoi se në këtë moment në këtë kardiokirurgji në mënyrë të kompletuar, tërë ekipi është i gatshëm të kryejë transplantim të zemrës. Ideja është, sipas Todorov, përveç intervenimeve kardiokirurgjike të cilat do të kryhen tre deri në katër në ditë, të kryhen edhe intervenime vaskulare.

Lajme të ngjashme

Back to top button