Interesimi i nxënësve shqiptarë për paralelet maqedonase thuajse ‘zero’!

Në Shkollën e Mesme të Qytetit të Shkupit ‘Cvetan Dimov’ gjatë afatit të parë të regjistrimit, për dallim nga viti i kaluar, asnjë nxënës shqiptar nuk ka konkurruar të regjistrohet në 2 paralelet me mësim në gjuhën maqedonase, transmeton Alsat.

Nga drejtoria thonë se këtë vit në ‘Cvetan Dimov’ do të funksionojnë 11 paralele me mësim në gjuhën shqipe, 2 në atë maqedonase dhe 1 paralele me mësim në gjuhën turke.

Ndërkohë në Shkollën e Mesme Ekonomike ‘Arseni Jovkov’ në afatin e parë të regjistrimit në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase, në drejtimin teknik-ekonomik kanë konkurruar 17 nxënës shqiptarë, prej të cilëve vetëm 3 janë pranuar.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button