Rritet vlerësimi global për ekonominë e SHBA-ve dhe politikat e Obamas

Bota, në masë të madhe e pëlqen Amerikën dhe Barack Obaman. Një sondazh i realizuar nga “Pew Research Center”, në 40 vende të globit, tregon se 69% e të intervistuarve i shohin pozitivisht Shtetet e Bashkuara, ekonominë e tyre dhe luftën kundër ISIS-it, të udhëhequr nga Uashingtoni.

Anketimi tregon një rritje të nivelit të popullaritetit për SHBA-të, krahasuar me 2013-n dhe 2014-n, kur ai ishte 65%.

Megjithatë, kur vjen fjala te teknikat e marrjes në pyetje të të dyshuarve, pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, të cilat shumë i konsiderojnë si torturë të mirëfilltë, kundërshtimet kanë qenë të mëdha, sidomos në Britani, Gjermani, Francë dhe Spanjë./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button