Opozita me kandidat të përbashkët për zgjedhjet presidenciale

Opozita e bashkuar në ‘Aleancën për ardhmëri’ është dakorduar që në zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm të dal me kandidatë të përbashkët. Kjo është vendosur në takimin e  sotëm të liderëve të partive të ‘Aleancës për ardhmëri’ duke mos liferuar me emra të mundshëm që do të garoj në zgjedhjet presidenciale.

Ata nuk përjashtojnë  mundësin për pjesëmarrje në zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse vendoset që ato të mbahen së bashku me zgjedhjet presidenciale por vetëm nëse plotësohen kushtet e vendosura nga ana e tyre si pastrimi i listës zgjedhore dhe ndryshimin e kodit aktual zgjedhorë. Sipas kreut të LSDM Zoran Zaev deri më tani zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk I kanë sjell dobi Maqedonisë.

“Sot ndërtuam qëndrimin tonë se së bashku duhet të mendojmë për zgjidhje mbi partiake, për person që do të nxit vëmendje nga gjithë opinioni pavarësisht përcaktimeve politike, etnike apo çfarëdo përcaktimi tjetër në Maqedoni, me një qëllim që Maqedonia të fitoj president i cili do të jetë president siç meriton një shtet demokratik aspirant për në BE dhe NATO, sigurisht çështja është e hapur dhe është nën kontroll të garniturave qeverisëse për mundësin eventuale që së bashku me zgjedhjet presidenciale të ketë edhe zgjedhje parlamentare, ajo është qasje tjetër dhe në pajtueshmëri me këtë sigurisht se do të ndërtojmë edhe qëndrimet tona si do të marrim pjesë si parti opozitare…Ajo nuk varet nga ne, sipas nesh si parti politike zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk i kanë sjell asnjë të mirë Maqedonisë”, tha  Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button