“Parisi nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon sigurinë”

Parisi nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon sigurinë e tij, deklaroi sot presidenca franceze, në përfundim të një takimi urgjent të kërkuar nga François Hollande pas zbulimeve për përgjime nga SHBA-ja të tre presidentëve të fundit francez.

“Angazhimet ishin marrë nga autoritetet amerikane , të cilët u angazhuan në fund të vitit 2013 për të mos përgjuar më aleatët e tyre”, konfirmoi Elyse në një komunikatë duke dënaur faktet e papranueshme.

“SHBA-ja ka përgjuar, të paktën mes viteve 2006 dhe 2012, tre presidentët e fundit francez, Jacques Chirac, Nicolas Sarkozy dhe François Hollande, sipas dokumenteve të Wikileaks, zbuluar dje në mbrëmje nga e përditshmja “Liberation” dhe faqja Mediapart”.

Këto dokumente, të klasifikuara “Top-Secret”, konsistojnë veçanërisht në pesë raporte të agjencisë së shërbimit sekret amerikan NSA bazuar në “përgjimin e komunikimeve”. Ato ishin të destinuara për komunitetin e shërbimit sekret amerikan dhe zyrtarët e NSA-së”, sipas ”Liberation”.

Lajme të ngjashme

Back to top button