Qyteti i Shkupit do të ndajë 488 mijë euro për mirëmbajtjen e përmendoreve

Përkundër disa miliona eurove që janë harxhuar për ndërtimin dhe vendosjen e përmendoreve dhe fontanave, në gjithë qytetin e Shkupit, si pjesë e projektit “Shkupi” 2014, qyteti vazhdon të harxhojë para të tjera.

Qyteti ka vendosur të harxhojë edhe 488 mijë euro për mirëmbajtjen e fontanave dhe përmendoreve, për një vit.

Tenderin e ka fituar firma ndërtimore ‘Beton”-Shkup, ndërsa marrëveshja sot është bërë publike në sajtin e Byrosë për prokurime publike.

Deri më tani janë harxhuar 1.1 milion euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button