Spiunazhi i NSA-së: Franca e thërret ambasadorin e SHBA-së në konsultime

Franca ka thirrur ambasadorin e SHBA-së në Paris të sqarohet mbi pretendimet se SHBA-ja ka spiunuar kryetarin Francois Hollande dhe dy kryetarët para tij, thonë zyrtarëtm shkruan BBC, transmeton Portalb.

Uebfaqja Wikileaks raporton se Agjencia e Sigurimit Kombëtar (NSA) në SHBA ka spiunuar Z. Hollande, Nicolas Sarkozy dhe Jacques Chirac në periudhën prej 2006-12.

Francois Hollande kishte takim urgjent dhe deklaroi se Franca “nuk do të tolerojë” akte që e kërcënojnë sigurinë e saj.

SHBA-ja tha se nuk do të komentojë në këto “akuza specifike të inteligjencës”.

Ned Price, zëdhënësi i Këshillit për Sigurim Kombëtar të SHBA-së, shtoi se Amerika “nuk i ka synuar dhe nuk do i synon komunikimet e Z. Hollande”.

NSA edhe më parë ka qenë e akuzuar për spiunazh të kancelares gjermane Angela Merkel dhe liderëve brazilian dhe meksikan.

Lajme të ngjashme

Back to top button