Të rinjtë në Maqedoni kanë dozë enorme të autocensurës

Video- kontribute të regjistruara me një numër të madh të qytetarëve të Prilepit, që tregojnë fotografinë objektive për jetën në këtë qytet si dhe për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe punëtorit, u prezantuan nga nisma “Drejtësi sociale tani”, në tribunën e hapur, të organizuar nga “(Pa)drejtësi sociale në Prilep”.

Sipas organizatorëve, tek qytetarët e Maqedonisë ekzistojnë një dozë e madhe e autocensurës.

Është realitet se të rinjtë jetojnë nga rroga ose pensioni i prindërve, se nëse nuk janë larguar nga shteti, atëherë janë të papunë, se janë shfrytëzues të asistencës sociale apo shumë shpesh, janë honorarist të diskriminuar me ligjin e ri” deklaroi Sinisha Stankoviq, përfaqësuesi i nismës.

Nisma “Drejtësi sociale tani” zbatohet nga Qendra për liri “Civil” dhe Platforma maqedonase kundër varfërisë, që të zbulohet pozita e rëndë sociale në Maqedoni në nivel lokal.

Lajme të ngjashme

Back to top button