fbpx

Kozijas: Sjellja e Milloshovskit është irredentizëm

Ministri grek i punëve të jashtme Nikos Kozijas deklaroi se sjellja e ish ministrit të punëve të jashtme Antonio Milloshovski, është manifestim i irredentizmit duke aluduar në flamurin e ngritur nga Milloshovski në Kutlesh.

Kjo sjellje, siç tha ministri, është shkak pse në Greqi mendohet se Maqedonia ka qëllime irredentiste.

Në takimin e sotëm me ministrin e punëve të jashtme të Maqedonisë, Kozijas theksoi këto ngjarje për të cilat tha se I largon të dy shtetet nga bashkëpunimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button