Zyrtarët gjermanë: Nuk duam emigrantë nga Kosova dhe Shqipëria

Krahina gjermane Hessen, qendër bankare dhe e fuqive financiare, nuk dëshiron më që azilkërkuesit nga Kosova dhe Shqipëria të shpërndahen nëpër komuna.

Nga kjo krahinë kërkohet që procedurat për këta emigrantë të përshpejtohen dhe njerëzit sa më shpejt të kthehen në shtëpitë e tyre.

Këtë nëpërmes një deklarate e ka kërkuar ministri i Çështjeve Sociale të Hessenit, Stefan Gritner nga radhët e Unionit Kristian Demokrat të kancelares, Angela Merkel, e cila u gjend në kritikat e opozitës në këtë krahinë kryesisht nga radhët e liberalëve njoftojnë mediat gjermane.

Gritner theksoi se një numër i madh i azilkërkuesve nga Kosova dhe Shqipëria kanë rënduar situatën dhe se Hesen për shkak të pozicionit të tij gjeografik ka marrë një numër të madh të azilkërkuesve./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button