Mali Sharr do të shpallet zonë e mbrojtur, prezantimi publik të martën në UEJL
Me datë 30 qershor 2015 (e martë), me fillim në ora 12:00 në Institutin e Mjedisit Jetësor dhe Shëndetësisë pranë Universitetit të Evropës Juglindore, Tetovë do të mbahet prezantimi publik i aktiviteteve për shpalljen e Malit Sharr për zonë të mbrojtur.
Si që njoftojnë nga ministria e mjedisit jetërsor dhe planifikimit hapsinor, në prezantimin publik pritet prania e komuinitetit shkencor, kryetarëve të komunave të cilët gravitojnë në këtë zonë, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe mediave.
“Kjo ngjarje ka për qëllim që të sigurojë transparencën e aktiviteteve si dhe mundësinë që opinioni publik jo vetëm që të informohet mirë por edhe të kyçet në vetë procesin ende në fazën e tij të hershme.”thonë nga MMJPH.