Gruevski, Shilegov dhe BDI i përshëndetën, por i lexuan ndryshe konkluzionet e BE-së

Partitë politike janë të kënaqura me konkluzionet e miratuara të Këshillit të Evropës.

Nga LSDM-ja thonë se janë të gatshëm ti respektojnë ato, nëse nuk arrihet marrëveshje për qeveri kalimtare ku Nikolla Gruevski nuk do të bëjë pjesë.

Kryeministri Gruevski i cili i përshëndeti konkluzionet në profilin e tij në Facebook, thotë se do të vazhdojë me ngritjen e standardeve në të gjitha fushat.

Nga BDI janë të kënaqur me konkluzionet sepse një pjesë e madhe e tyre janë shumë të ngjashme me konkluzionet e BDI-së që I miratoi në seancën e fundit të partisë.

Nikolla Gruevski:

  • I përshëndes konkluzionet e BE-së, vazhdojmë të përkushtuar në procesin e reformave dhe në marrëveshjen e 2 qershorit. Vazhdojmë në ngritjen e standardeve në të gjitha fushat, para se gjithash, për shkak të përmirësimit të kualitetit të jetesës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe progresit drejt BE-së. Maqedonia do të dalë më e fortë nga kjo krizë, ndërsa populli jonë është i mençur dhe di të vlerësoj se kush punon për atë dhe me cilin ka ardhmëri më të mirë. Pas progresit drejt BE-së, Qeveria do të dalë me plan konkret masa dhe aktivitete për procesin reformues.

Petre Shilegov, LSDM:

  • Një njeri është shkak dhe zgjidhje për krizën politike në Maqedoni. LSDM është e gatshme ta respektojë marrëveshjen e 2 qershorit nëse arrihet marrëveshje për qeveri kalimtare ku nuk do të jetë Nikolla Gruevski dhe përbërja e tanishme e VMRO-së.

BDI:

  • Ne jemi të kënaqur që një numër i madh i konkluzioneve janë shumë të ngjashme me konkluzionet nga seanca e fundit e BDI-së. Ja disa prej tyre: 1. Respektimi i marrëveshjes së 2 qershorit, 2. Reforma urgjente, Marrëveshja e Ohrit dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore; 3. Interesat e qytetarëve mbi partinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button