Lëngjet që të ndihmojë të humbasësh peshë

Është kaq e lehtë ta thuash, por mjaft e vështirë t’i humbasësh kilet e tepërta. Përpjekjet janë gjithmonë të shumta, por jo të pakta janë rastet dështuese. Ka shumë ushqime që mund të të ndihmojë të humbasësh peshë, por ekspertët këshillojnë më shumë lëngjet sepse ato mund të absorbohen lëhtësisht nga trupi. Pastaj edhe përmbajtja e mjaftueshme e tyre me vitamina, minerale, të bëjnë të ndihesh vitale gjatë ditësh dhe të mos e humbasësh rezistencën trupore.

Lëngu i karotës është mjaft i lehtë në përdorim dhe i shëndetshëm në të njëjtën kohë. Karota është e pasur me vitaminë A, e cila është e mjaftueshme për të të mbajtur gjatë gjithë ditës. Gjithashtu, pasuria me mineralet jetike si magnezi, kaliumi, kalciumi janë një burim i pasur i karotenit. Konsumi i rregullt i lëngut të karotës jo vetëm që forcon mekanizmin e trupit, por gjithashtu të ndihmon të humbasësh peshë në një kohë të shpejtë.

Lëngu i dardhës është po ashtu i pasur me minerale dhe vitaminë. Dardha është e pasur me vitaminë C dhe ka sasi të mjaftueshme fosfori, magnezi, kaliumi, që janë të gjitha shumë thelbësore për të mbajtur trupin në gjendje vitale. Një gotë e përditshme do të të përshpejtojë rënien nga pesha.

Lëngu i boronicës mund të veçohet për vlerat e larta antioksidante, për nivelin e lartë me vitaminë C, por edhe për faktin se përmirëson metabolizmin dhe ndikon për rënien në peshë. Lëngu i boronicës forcon imunitetin e trupit, por në të njëjtën kohë ul rezervat e yndyrës, ka pak kalori dhe është i pasur me fibra dhe vitaminë C.

Kafeja e zezë njihet për vlerat e saj të shumta, ndër të cilat veçohen vlerat e saj antioksidante që ndihmojnë në largimin e radikaleve të lira, si dhe zvogëlojnë rrezikun e disa lloj kancereve dhe të diabetit. Gjithashtu, kafeja e zezë përmirëson metabolizmin dhe djeg kaloritë duke të ndihmuar të biesh në peshë.

Lëngjet e perimeve kanë efekte shume të mira detoksifikuese dhe antioksidantë që ndikojnë në rënien në peshë. Lëngje të rekomandueshmë janë: lakra e bardhë, brokoli dhe lakra jeshile. Veti tjetër e këtyre perimeve është se ato largojnë radikalet e lira, duke e mbajtur organizmin të shëndetshëm, si dhe rregullojnë balancin hormonal.

Lajme të ngjashme

Back to top button