fbpx

Recension: Zaevi pranon se VMRO-DPMNE-ja udhëheq dhe se ka përkrahje më të madhe të qytetarët

Kemi një produkt të anshëm, skajshmërisht të pabalancuar, pa dëshirë dhe pa qëllim për t’u përmbajtur standardeve profesionale. Një tekst klasik “shpifës” me një dozë të fuqishme të pavërtetësisë dhe intervenimeve jashtë kontekstit, të cilat seriozisht e minojnë legjitimitetin e tij si material informativ. . Për fat të keq, kjo më tepër i ngjan vazhdimit të luftës politike të dikujt, mirëpo nëpërmjet mjeteve mediatike.

1111Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi pranon se VMRO-DPMNE-ja udhëheq dhe se ka përkrahje më të madhe të qytetarët

Data dhe koha e publikimit: 16.06.2015, 09:31

Data e recensionit: 18.06.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

PENGMARRJE MEDIATIKE PËR QËLLIME PARTIAKE

Mund të thuhet se thënia e njohur e Karl fon Klauzevicit, “Lufta është thjesht vazhdim i politikës, mirëpo me mjete të tjera”, me ndryshime të vogla, një periudhë të gjatë kohohe zbatohet në një pjesë të mediave të vendit, të cilat zakonisht janë dorë e zgjatur e pushtetit në luftën e saj me opozitën. Kjo qasje është përdorur edhe në këtë rast – nëpërmjet gjoja teksteve “gazetareske”, zhvillohet përleshja politike duke mbajtur anën e njërës palë – hashiqare. Konkretisht, paraqitja e kryetarit të LSDM-së është shfrytëzuar ose, nëse dëshironi, është keqpërdorur, që publikut t’i servohet një “variant i dirigjuar i të vërtetës”. Në fakt, thuhet se “Zaevi pranon se VMRO-DPMNE-ja udhëheq dhe se ka përkrahje më të madhe të qytetarët”, e që vetëm disa rreshta më poshtë në tekstin e njëjtë të transmetohet deklaratae Zaevit, ku ai thotë se “Gruevski qëndron lartë nëpër anketa. Po tashmë jemi baraz, afër njëri tjetrit, mirëpo pyetja është se pse nuk bien”. Domethënë, lideri opozitar nuk ka pranuar se pushteti udhëheq, por se janë baraz, afër njëri tjetrit! Në gazetarinë normale, profesionale, në mes të këtyre dy fjalive nuk ka dhe nuk mund të ketë shenjë të barazisë. Jo vetëm që njëri formulim me tjetrin janë kontradiktorë, por është i qartë qëllimi për spinim të deklaratave të liderit opozitar. Ai, domethënë, e pranon publikisht se, edhe përkundër të gjitha përpjekjeve të tij, kryeministri dhe partia e tij janë të pakapshëm?! Ai nuk e thotë atë. Me këtë, vërtetësia e tekstit fiton një nokaut.

 

MJAFT PËR NJERËZIT PARTIAKË TË MASKUAR SI “EKSPERTË”

Në pjesën e burimeve, situata është e ndarë – po, për tezën kryesore që plasohet, shfrytëzohen burime të theksuara qartë të informatave edhe pse, siç thamë, të shtrembëruara, ndërsa për konstatimet dhe formulimet e tjera nuk ka asnjë burim relevant ose preciz. Nuk e di për kushedi të satën herë, përsëriten shprehjet “njohës të rrethanave” dhe “еkspertë”, edhe pse prej tyre në tekst nuk ka asnjë gjurmë. Ata janë ato “burimet anonime” të njohura. Si mund t’i besohet valës së tillë të “anonimëve”?! Mendoj se duhet thënë mjaft për njerëzit partiakë të maskuar si “njohës neutralë të problematikës”, detyra kryesore e të cilëve është të përhapet mendimi i “shtabit partiak” si e vërtetë e vetme. Prandaj, është e kotë të flitet për përmbajtësinë, për shkak se ajo gjendet në sasi të vogla në krahasim me dozat e larta të anshmërisë, të manifestuara edhe nëpërmjet disa komenteve “ndriçuese”:

“… Kjo është arsyeja kryesore se pse Zaevi u ik zgjedhjeve, për shkak se edhe vetë është i vetëdijshëm se nuk e ka përkrahjen e shumicës së qytetarëve dhe mu për këtë ai tenton të bëjë prishjen e negociatave duke parashtruar kërkesa joreale të cilat assesi nuk mund të pranohen, duke e futur vendin në krizë edhe më të madhe.”

 

Gazetari duhet të bëjë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit – neni 13 i Kodit të gazetarëve.

Më në fund, për vlerësim përfundimtar, do ta shfrytëzojmë Kodin e gazetarëve që ta përsërisim se cilave gjëra duhe t’u përmbahet një artikull i besueshëm gazetaresk:

Duke i respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale gjatë transmetimit të informacioneve, gazetarët do të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë. E drejtë dhe obligim i gazetarëve është që të përpiqen ta pengojnë censurën dhe shtrembërimin e lajmeve.

Kjo, në këtë rast nuk është bërë.

Lajme të ngjashme

Back to top button