Arrihet marrëveshja për ujë të pijshëm në Tetovë

Në ambientet e komunës së Tetovës sot u bë nënshkrimi i marrëveshjes për projektin e ujit të pijshëm mes kompanisë belge “Almadius”, financuar nga ambasada belge në vlerën e 300 mijë eurove dhe Qendrës për zhvillim të rajonit planor të pollogut.

Në këtë projekt përfshihen komunat më të mëdha të rajonit të pollogut të cilat në të ardhmen do të përfitojnë në përmirësimin e kapaciteteve për furnizim më ujë të pijshëm .

Ky projekt në vete përfshin studimin e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit në mënyrë që të përmirësohet infrastruktura e ujit për pije, konkretisht intervenimi në gypa duke pasur parasysh faktin që pikërisht infrastruktura e vjetërsuar në masë të madhe kontribuon në humbjen dhe mungesën e ujit të pijshëm. Kryetarja e komunës së Tetovës znj.Teuta Arifi në cilësinë e mikpritëses uroi dhe falënderoi ambasadoren belge znj.Anick Van Calster për përkrahjen e vazhdueshme dhe të parezervë të shtetit belg për komunën e Tetovës dhe rajonit të pollogut ne përgjithësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button