Tetë të lënduar në 12 aksidente rrugore për 24 orë në Shkup

­ Nëntë persona janë lënduar rëndë, ndërsa gjashtë kanë marrë lëndime më të lehta trupore në 12 aksidente të evidentuara në rajonin e Shkupit në 24 orët e fundit.

Nga numri i përgjithshëm i aksidenteve pesë janë me pasojë dëme materiale. Gjatë ditës së djeshme nga policia rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar 25 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjetin, prej tyre 10 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se 90 kilometra në orë në vend të banuar, shtatë shoferë nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose e kanë përdorur celularin gjatë drejtimit me automjetin, si dhe gjashtë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar shenjat e ndriçimit të komunikacionit në udhëkryqe.

Janë sanksionuar edhe 14 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, apo kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë.

Krahas ftesës për pagesë të gjobës u është dhënë edhe ftesë për mësim të trafikut. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” dje nga ana e policisë rrugore janë mënjanuar 37 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit. Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup sot në kuadër të projektit “Kulturë komunikacioni për fëmijët në institucionet parashkollore” do të mbajë punëtori edukative në kopshtin e fëmijëve “Koço Racin”, objektin “Panorama”, i cili gjendet në rajonin e komunës së Qendrës. LSDM­ja me fillim në orën 18 do të organizojë marsh protestues nëpër rrugët në qendër të qytetit.

Me qëllim të zhvillimit pa pengesë dhe sigurtë të komunikacionit do të ndërmeren masa adekuate për sigurimin e komunikacionit dhe riorientim të komunikacionit varësisht nga gjendja momentale.

Lajme të ngjashme

Back to top button