Gruaja e një ish-kryeministri maqedonas me konto në Zvicër

Gruaja e një ish-kryeministri të Maqedonisë ka llogari bankare në bankat zvicerane.

Kjo bëhet e ditur nga portali Libertas, por nuk është zbardhur identiteti i saj.

Autoritetet zvicerane kanë paralajmëruar se do të bëjnë transparente gjitha llogaritë bankare të shtetasve të huaj, që deri tani ishin sekrete. Nga Maqedonia theksohet se janë mbi 16 veta që posedojnë llogari bankare në Zvicër.

Së shpejti pritet edhe publikimi i emrave të një pjese të tyre, për shkak se tërë procesi do të jetë transparent.

Lajme të ngjashme

Back to top button