Sot protesta para Qeverisë me tenxhere dhe pjata

Koalicioni Qytetarët për Maqedoninë sot në orën 18 fton qytetarët të marrin pjesë në marshin protestues para Qeverisë.

Në këtë marsh protestuesit do të gjejnë metoda tjera kreative për të tejkaluar “monotoninë e të protestuarit”.

Koalicioni i ka ftuar qytetarët që sottë vijnë për të protestuar para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, por kësaj radhe të marrin me vete tenxhere, pjata, lugë e objekte tjera metalike.

Qëllimi është që të protestojë duke u rënë objekteve metalike, për të krijuar një “zhurmë” që kërkon ikjen e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button