Qeveria rrënjësisht do ta shqyrtojë raportin e KE-së

Qeveria me kujdes të veçantë ka përmendur raportin e Komisionit evropian, që e ka përpiluar një grup ekspertësh nën udhëheqjen e Rajnhard Pribe, konfirmoi zëdhënësi qeveritar, Aleksandar Gjorgjiev duke shtuar se “rekomandimet e komisionit do të shqyrtohen rrënjësisht” dhe do të përdoren për reformat e nevojshme lidhur me integrimet evropiane.

Raporti i ekspertëve sipas pritjeve duhet të gjendet në rend dite në seancën e sotme të qeverisë.

Ndërkaq, në raportin e KE-së janë notuar mungesat serioze në pesë fusha gjegjësisht ndjekja e komunikimeve, gjyqësorin dhe prokurorinë, mbikëqyrja e jashtme nga trupat e huaj, zgjedhjet dhe mediumet.

Në të mes tjerash përmendet se regjistrimet nga bisedat e përgjuara, që opozita me muaj po i publikon, janë bërë nga një shërbim nacional i zbulimit ndërsa përmbajta e tyre tregon aktivitetet kundër- ligjore dhe keqpërdorimi i pushtetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button