Kozias për vizitë në Shkup

­ Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqeodnisë Nikolla Poposki, sot për vizitë njëditore pune në Republikën e Maqedonisë do të qëndrojë ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë Nikos Kozias.

Gjatë vizitës, njoftoi MPJ, ministri Kozias siç është paralajmëruar do të pritet nga ana e presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, nga kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski, si dhe nga zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane Fatmir Besimi.

Kozias në Shkup gjithashtu do të takohet edhe me liderët e partive më të mëdha, gjegjësisht të LSDM­së Zoran Zaev, të BDI­së Ali Ahmeti dhe të PDSH­së Menduh Thaçi, kumtoi MPJ­ja greke.

Lajme të ngjashme

Back to top button