Poposki: Vizita e Kozias është hap i mençur i diplomacisë greke

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski, e ka vlerësuar si shumë të dobishme vizitën e sotme me ministrin e Jashtëm grek Nikos Kodzias.

Ai theksoi se në këtë moment të dy vendet janë larg nga një zgjidhje për kontestin për emrin, por kjo nuk duhet të pengojë që të bashkëpunojnë në fusha të tjera dhe të kenë marrëdhënie të mira bilaterale.

“Vizita e nesërme është një iniciativë e përbashkët dhe nesër do t’i përcaktojmë masat përfundimtare të besimit. Nëpërmjet dialogut ne mund të krijojmë një klimë të mirë për çështjen kryesore për të cilën ne jemi bllokuar në integrimin Evropian. Ky është një hap i mençur i diplomacisë greke që do të kontribuojë në integrimin evropian të rajonit dhe për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe”, tha Popovski.

Duke komentuar mbi takimin në Këshillin e BE-së, e cila është një nga pikat e Maqedonisë, ai tha se kriza politike në të cilën gjendet vendi ka çuar në atë që të ketë konkluzione të mëhershme.

“Nuk kam frikë se mund të humbasim rekomandimin për negociata. Kjo do të bëhet e qartë nga raporti i rregullt i Komisionit Evropian. Neve na duhet dorëzimi i rezulltateve për kapitujt 23 dhe 24″, theksoi mes tjerash Popovski.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button