KH: Çavkov ministër i brendshëm antikushtetues

Komiteti i Helsinkit për të drejtat dhe liritë e njeriut ka publikuar sot një raport në të cilin nënvizon se ministri aktual i Punëve të Brendshme është antikushtetues, sepse ai është zgjedhur në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën.

Sipas këtij raporti të punës së Komitetit për dy muajt e fundit, nënvizohet se për kandidat për postin e ministrit të brendshëm duhet të nominohet një kandidat civil, i cili së paku tre vitet e fundit të mos ketë kryer detyra në kuadër të organeve të rendit.

Me nominimin dhe zgjedhjen e Çavkov, shkilet neni 97 i Kushtetutës, pasi që ai deri në maj të 2013 ka qenë kryeshef policie dhe që më pas emërohet në postin e drejtorit të Drejtorisë së Sigurimit Publik.

Komiteti i Helsinkit këtë shkelje do ta deponojë edhe në Gjykatën Kushtetutese. Çavkov erdhi në këtë detyrë pas ngjarjeve të Kumanovës nga mesi i majit, duke zëvendësuar ish-ministren e brendshme Gordana Jankullovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button