Rikthehet sërish virusi Ebola

Dy raste të reja me virusin Ebola janë regjistruar në kryeqytetin e Siera Leones, Fritaun, edhe pse është menduar se qyteti është pastruar nga sëmundja.

Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se ka frikë për infeksione të mëtejshme, pasi rastet e reja janë shënuar në një zonë të varfër dhe me popullsi të dendur.

Qendra Kombëtare për Përgjigje ndaj Ebolës ka thënë se është e shqetësuar sepse të gjitha objektet e izolimit në Fritaun janë mbyllur.

Afrika Perëndimore po rimëkëmbet nga shpërthimi më vdekjeprurës i Ebolës në histori.

Mbi 11,000 njerëz kanë vdekur qysh nga dhjetori i vitit 2013. /rel/

Lajme të ngjashme

Back to top button