Basha: Rama-Meta u braktisën nga qytetarët, hap i madh përpara

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë daljen e parë në media pas përfundimit të procesit të numërimit të zgjedhjeve në pjesën më të madhe të bashkive.

“Rama dhe Meta kanë pësuar braktisje nga qytetarët. Kjo u vu re në numrin e votave që ata morën. Rama-Meta manipuluan hartën elektorale”, tha Basha.

Lideri i opozitës denoncoi manipulimet dhe parregullsitë e kryera nga mazhoranca, por njëkohësisht vlerësoi këto zgjedhje si një hap i madh për PD.

“Shqetësimet tona u verifikuan nga misioni i OSBE/ODIHR dhe ndërkombëtarët”, tha ai.

Basha theksoi se mazhoranca nuk iu përgjigj thirrjes së ndërkombëtarëve për heqjen e të inkriminuarve nga listat ashtu sikundër bëri PD.

“Pavarësisht hartës së manipuluar për interesat e pushtit të tyre, pavarësisht prej kandidatëve me rekorde kriminale, pavarësisht presioneve të paligjshme ndaj administratës ndaj kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, pavarësisht përfshirjes masive të institucioneve shtetërore në fushatë, transferimit të mijërave zgjedhjeve, pavarësisht prej gjuhës antidemokratike të krerëve të qeverisë, e pavarësisht prej blerjes masive të votave, Partia Demokratike me aleatët ka hedhur një hap të madh të ringritjes duke fituar një numër të madh bashkish disa prej tyre për herë të parë në dy dekada. Kjo është dëshmi e ringritjes dhe forcës sonë. Fitore për demokratët. Falenderoj kandidatët për përfaqësimin dhe mesazhin e shpresës, falënderoj mbështetësit komisionerët për punën, që bënë më të mirën që zëri i qytetarëve të dëgjohej pavarësisht presioneve”, vijoi Basha. /Gazeta Start/

Lajme të ngjashme

Back to top button