Fushata “Shpëto internetin” po merr jehonë nëpër BE

Komisioni Evropian së bashku me Këshillin e BE-së kanë për qëllim të miratojnë një rregullore e cila do tu mundësojë ofruesve të internetit (ISP) të bëjnë diskriminim të klientëve duke u kërkuar shuma plotësuese parash për shërbime të ndryshme të internetit.

Më shumë organizata joqeveritare nga Evropa janë duke e zbatuar fushatën “Shpëto internetin” që do ti kundërvihej kësaj iniciative për vendosje të rregullores dhe kështu do te ruhet neutraliteti i hapësirës së internetit.

Sipas deklaratës së tyre, me këtë rregullore, vetëm ata që japin më shumë para do të kenë qasje më të lehtë në publikun e internetit, duke e zhdukur kështu vetinë e tij për të qenë i hapur  për të gjithë gjë që e lëviz përpara suksesin social dhe ekonomik të internetit.

“Interneti si që e dimë sot u jep të drejta dhe mundësi për sukses të gjithëve, por pa neutralitetin e tij, ofruesit e internetit shndërrohen në “rojtarë” të cilët u ofrojnë linjë të shpejtë të internetit atyre që do të mund ta paguajnë, dhe linjë të ngadalshme atyre që nuk do të munden.” thuhet në apelin e ojq-ve që e bëjnë këtë fushatë në atë mënyrë që secili i shkruan përfaqësuesit të zonës së tyre në Parlamentin Evropian duke kërkuar nga ai “ti ruajë të drejtat dhe liritë e tyre”.

Javën e kaluar Parlamenti Evropian e dorëzoi propozimin-ligjin me plotësime deri te Komisioni Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian dhe pritet që pas diskutimeve të përbashkëta të miratohet një ligj i tillë për të ndaluar neutralitetin e internetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button