Vdes pasardhësja e Nënës Tereze

Motra Nirmala Joshi, e cila trashëgoi laureaten e Çmimit Nobel për Paqe, Nënën Tereze, si kreu e Misionareve të bamirësisë, dhe e zgjeroi lëvizjen në shumë vende, vdiq të martën në moshën 80 vjeçare, raporton Reuters.

Pasi mori përsipër shoqatën pas vdekjes së Nënës Terezë në vitin 1997, Nirmala zgjeroi organizatën në 134 vende duke hapur qendra në shtete si Afganistani, Izraeli dhe Tajlanda.

Ajo u largua nga kjo pozitë në vitin 2009 për shkaqe shëndetësore.

Politikanët nga partitë më të mëdha politike nga India nderuan figurën e Motrës Nirmala.

“Motra Nirmala ia kushtoi jetën e vet shërbimit, duke u kujdesur për të varfrit dhe të paprivilegjuarit. Jam i trishtuar nga kjo humbje”, tha kryeministri i Indisë, Narendra Modi. /kallxo.com

Lajme të ngjashme

Back to top button