Tre raste të reja të MERS-it në Korenë Jugore

Ministria koreanojugore e Shëndetësisë informon edhe për tre raste të reja të të infektuarve me virusin e sindromit respirator në Lindjen e Mesme (MERS). Me këto raste më të reja numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti 175 persona, transmetuan mediat britanike.

Koreja Jugore mbetet vatra më e madhe e sëmundjes jashtë Arabisë Saudite.

Epidemologët, konsiderojnë se kulmi i epidemisë ka kaluar, sepse 54 persona, të cilët kanë pasur rezultate pozitive në testin për virusin, janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitali.

Deri tani MERS vetëm në Korenë Jugore ka marrë 27 viktima.

Kompani koreanojugore “Samsung” sot edhe zyrtarisht kërkoi falje për shkak të asaj që virusi ka filluar nga spital i tij në Seul, informon TASS.

Shumica e pacientëve me MERS janë infektuar në qendrën mjekësore të “Samsung” për shkak të pakujdesisë së menaxhimit dhe të personelit të klinikës, në të cilën shpesh herë të sëmurët nga ky virus janë vendosur në dhomë të njejtë me njerëzit të cilët nuk kanë qenë bartës të virusit. Që të ndalohet përhapja e mëtutjeshme e virusit spitali është mbyllur.

Lajme të ngjashme

Back to top button