PRSD mban kongresin e tretë partiak

Partia e Tito Petkovskit, Partia e re socialdemokrate (PRSD) do ta mbajë kongresin më 3 nëntor. Sipas paralajmërimeve në të do të marrin pjesë mbi 500 delegatë, ndërkohë që procedura për zgjedhje të delegatëve të Kongresit si dhe propozimi për anëtarë të Këshillit qendror dhe Këshillit mbikëqyrës, po dhe propozimi i kandidatëve për kryetar të partisë ka përfunduar më 30 nëntor. 

“Për momentin bëhet evidentimi i delegatëve për Kongresin dhe propozimet e organeve të partisë. Në Kongres do të zgjidhet udhëheqësia e partisë në katër vjetët e ardhshme. Gjithashtu në Kongres do të miratohen edhe disa dokumente, mes të cilave raporti për punën e partisë në periudhën mes dy Kongreseve, pastaj pritet që të ketë ndryshime në aktin më të lartë të partisë, statutin e partisë dhe programit së PRSD-së e cila në skenën politikë në vend është njëra nga më përmbajtjesoret”, thuhet në komunikatën për mediat të PRSD-së që aktualisht drejtohet nga Tito Petkovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button