Në Pakistan afër 700 të vdekur nga vapa

Afër 700 njerëz kanë vdekur nga vapa në provincën Sindh të Pakistanit.

Autoritetet menaxhuesese për fatkeqësi kombëtare thonë se kanë marrë urdhër nga kryeministri pakistanez, Nawas Sharif, që të nisin aksionet e menjëhershme. Ushtria është bërë gati për të ndërtuar qendra ndihme, raporton BBC.

Shumica e viktimave janë njerëz në moshë nga familje me të ardhura të ulëta.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se më së shumti vdekje ka pasur në qytetin më të madh, Karachi, ku temperatura ka arritur deri në 45C.

Mijëra tjerë janë duke u kuruar dhe disa nga ta janë në gjendje të rëndë shëndetësore./koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button