Hungaria premton mbështetje për Kosovën

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Hungarisë, Laszlo Markusz, të cilin fillimisht e ka uruar për detyrën e re.

“Në këtë takim, ministri Kuçi dhe ambasadori Markusz vlerësuan bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë, kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë me Ambasadën hungareze dhe institucionet e tjera të këtij vendi që veprojnë në Kosovë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Kuçi ka theksuar rëndësinë e forcimit të partneritetit me Hungarinë, ndërsa Markusz ka shprehur gatishmërinë për përkrahjen e mëtutjeshme të Hungarisë për Kosovën.

Lajme të ngjashme

Back to top button