Serbët pengojnë iftarin në Bosnje, duke thirrur “Kosova është Serbi”

Një grup prej rreth 70 serbëve nacionalistë kanë tentuar të pengojnë një darkë iftari të dielën mbrëma në qytetin Doboj të Bosnje e Hercegovinës.
Grupi thërriste emrin e komandantit serb të akuzuar për krime lufte, Ratko Mlladiq. Veç emrit të tij, ata thirrën edhe parulla si “Kosova është Serbi”, raporton “DailySabah”.

Iftari kolektiv ishte organizuar nga komuna Bajrampsha e Stambollit para xhamisë “Trnjak” në qytetin Doboj të Bosnjës. Në kohën kur imami i xhamisë “Trnjak” po i adresohej pjesëmarrësve – që ishin rreth njëmijë – të mbledhur për iftar, një grup prej 70 personash u paraqitën pranë xhamisë dhe tentuan të prishnin darkën e organizuar, transmeton Koha.net.

Grupi bërtiste edhe kundër kryesuesit të parë të Presidencës së Republikës së Bosnjës, Alija Izetbegoviq. Pas këtyre incidenteve, Policia kundër trazirave erdhën në vendngjarje për të garantuar sigurinë.

Organizim i ngjashëm nga kjo komunë turke pritet të mbahet edhe në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Bullgari, Greqi e Serbi.

Lajme të ngjashme

Back to top button