Breivik përfundon shkollën e mesme dhe dëshiron të studioj shkencat politike

Vrasësi masiv norvegjez, tashmë i dënuari, 36 vjeçari Anders Behring Breivik, i cili aktualisht është duke vuajtur një dënimin me 21 vjet burg, nuk ka hequr dorë nga dëshira për të studiuar. Si nxënës i çrregullt ai përfundoi shkollën e mesme dhe tani dëshiron të studiojë shkencat politike, raporton Anadolu Agency (AA).

Breivik, i cili katër vjet më parë në mënyrë brutale vrau 77 persona dhe plagosi 242 të tjerë, ka konkurruar për tu regjistruar në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Oslos.

Avokati i tij Oystein Storrvik tha se Universiteti rreth kërkesës së Breivik do të deklarohet më 20 korrik.

Vrasësi famëkeq Breivik edhe dy vjet më parë ishte përpjekur që të regjistrohet në fakultetin e njëjtë, por kërkesa e tij ishte refuzuar, ndër të tjera edhe për shkak të mos përfundimit të shkollës së mesme. Ai në ndërkohë si nxënës i çrregullt ka përfunduar shkollën e tregtisë të cilën e kishte ndërprerë në vitin 1998.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Politike në Oslo, Dag Harald Claes tha se Breivik edhe po të pranohet nuk do të mund të përfundon studimet sepse më shumë se gjysma e lëndëve kërkon prezencë gjatë ligjëratave dhe prezantimin në seminare dhe detyra të ndryshme.

Po ashtu edhe rektori i Universitetit të Oslos, Ole Petter Ottersen tha se Breivik gjatë vuajtjes së dënimit nuk do të mund të hyjë në kampusin universitarë apo të takohet me personelin universitar dhe studentët.

Rikujtojmë se, Breivik më 22 korrik 2011 hapi zjarr në kampin veror të të rinjve në ishullin e Utoya, ku vrau 69 persona, ndërsa para saj në afërsi të ndërtesës së qeverisë në Oslo kishte kryer sulm me bombë, duke vrarë tetë person. Në këto sulmet u plagosën 242 persona. Për këtë ai u dënua me dënim maksimal me burg prej 21 vitesh.

Lajme të ngjashme

Back to top button