Kosova dhe Serbia sot në Bruksel filluan raundin e ri të dialogut politik

Në Bruksel sot ka filluar takimi i radhës i dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka zhvilluar takime të ndara me delegacionet e Serbisë dhe Kosovës.

Delegacioni i Kosovës udhëhiqet nga kryeministri Isa Mustafa, ndërsa pala serbe udhëhiqet nga kryeministri Aleksandar Vuçiç.

Pas takimeve të ndara ka filluar takimi i përbashkët i Mustafës, Vuçiçit dhe Mogherinit.

Dy palët me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian pritet të bisedojnë për këto çështje: Prefiksi, energjetika, barrikada mbi lumin Ibër dhe për Asociacionin serb të komunave.

Ndërkohë, raundi i sotëm i bisedimeve konsiderohet kyç për vazhdimin e rrugës evropiane të Serbisë dhe Kosovës. Burimet diplomatike në Bruksel konsiderojnë se Mogherini do të kërkojë nga Serbia dhe Kosova që sot të zgjedhin së paku disa çështje.

Nga progresi në dialogun me Kosovën varet hapja e kapitujve të parë negociues në procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.

Lajme të ngjashme

Back to top button