Shkolla fillore “Vëllezërit Milladinov” në Strugë i ka shpëtuar një zjarri të fuqishëm

Kanë munguar vetëm pak sekonda që zjarri i cili mbrëmë kaploi pishinën e mbyllur në Strugë, ta shkrumbojë shkollën fillore “Vëllezërit Milladinov”, njofton Alsat-M. Të dyja objektet janë të ngjitura njëra me tjetrën.

Nga flakët është përfshirë edhe çatia e palestrës, ndërsa ka pasur rrezik që zjarri të zgjerohet drejt rezervarëve të naftës për ngrohje të shkollës. Por, intervenimi i shpejtë i zjarrfikësve prej vetëm 8 minuta ka evituar katastrofën e vërtetë. Drejtori i shkollës për Alsat M thotë se për pak 1200 nxënës maqedonas, shqiptarë dhe turq do të kishin mbetur pa shkollë.

“Si pasojë e neglizhencës së institucioneve qoftë komuna apo shteti pishina është në gjendje të mjerueshme. Ajo që mbrëmë ndodhi në Strugë mund të shndërrohej në katastrofë të madhe. Mund ta kaplonte shkollën dhe sallën e sportit. ndoshta kjo do të ishte arsyeja që më pas institucionet të reagojnë”, deklaroi Marjan Qushkoski, profesor i edukatës fizike.

Shkaqet e zjarrit dhe dëmet e shkaktuar në mënyrë shtesë do të konfirmohen.

Lajme të ngjashme

Back to top button