Obama shtron iftar në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Barak Obama priti një grup prej 150 të ftuarish për Iftar në Shtëpinë e Bardhë të hënën në mbrëmje.

“Kurani na mëson se fëmijët duhet të trajtohen mirë dhe me butësi” tha Obama gjatë një fjalimi të shkurtër. “Ne pohojmë se çfarëdo të jetë besimi ynë, ne jemi një familje.”

Obama tha se muaji i shenjtë i Ramazanit është një kohë që kërkon “flijim, disciplinë dhe durim.”

Ndër të ftuarit në darkën e së hënës ishin Samantha Elauf, e cila u ul në tryezën e Obamës, pasi kohët e fundit fitoi një rast në Gjykatën Supreme kundër shitësit Abercrombie & Fitch i cili nuk pranoi ta punësojë pasi ajo mbante hixhab. e ftuar tjetër ishte edhe Munira Kalif e cila është fituese e Çmimit të Kurajos Rinore të OKB-së.

“Së bashku ne mund të kapërcejmë injorancën dhe paragjykimin,” shtoi ai.

Obama gjithashtu foli për vrasjet e fundit në Charleston, duke thënë: “Ne insistojmë që askush nuk duhet të jenë në shënjestër për shkak të besimit të tyre”. /MESAZHI/

Lajme të ngjashme

Back to top button