Shkup, shitësit ankohen për rënien e fuqisë blerëse

Shitësit e tregut të “Bit Pazarit” në Shkup thonë se biznesi i tyre po bëhet më i vështirë. Fuqia blerëse ka rënë edhe pse ka lëvizje gjatë muajit të Ramazanit. Në hyrje të pazarit mund të dëgjohen shitës duke bërtitur “çmime të ulura” me tezga të mbushura me pemë dhe perime të pa-shitura.

“Me orare të zgjatura dhe me çmime të njëjta, disa nga shitësit as nuk mund ta shesin gjysmën e produkteve që e shesin në ditë të rregullt kur nuk agjërohet. “ thotë një shitës për Portalb.Bit Pazar - Ramazan

“Vështirë, shitja shkon ngadalë, ka dhe orë të tëra që nuk po shes” thotë një shitës i pemëve dhe perimeve.

“Nuk e di çfarë të them e shikoni edhe vet, më parë ishte më mirë, tani skanë njerëzit” shprehet një tjetër.

Më rëndë e kanë shitësit e pemëve, të cilët i kanë ulur çmimet për 10 denarë për kilogram dhe prapë se prapë s’mund t’i shesin pemët. Vështirë e kanë edhe shitësit e domateve dhe patateve, ndërsa ato të hudhrave dhe specave nuk kanë pasur shumë ndryshim në biznes.

“Në përgjithësi nuk ka shumë përfitim, megjithatë nuk kemi pasur ndonjë dallim këtë sezonë nga ajo e kaluara” thotë shitësi i specave.

Në Çarshi u ndalëm te një shitore  me rroba. Ai thotë se e pret Bajramin të vjen që ti shesin produktet që u kanë mbetur.Bit Pazar - Ramazan

“Madje mund ta mbylli shitoren dhe të gjej ndonjë punë të themi shtetërore ku ka rroga stabile sepse shitjet shumicën e ditëve as nuk arrijnë 500 denarë” shprehet ai.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button