Libër udhëzues për promovimin e turizmit në regjionin e Gostivarit

Projekti zhvillimi i prodhimeve te integruara turistike për rritje të qëndrueshme ekonomike në regjionet e Gostivarit dhe Korçës i financuar nga Bashkimi Evropian, në suaza të aktiviteteve të parapara të projektit do të përgatitet një Libër udhëzues për promovimin e turizmit në regjionin e Gostivarit, ku do të përfshihen të gjitha vendet dhe objektet me rëndësi kulturo-historike si dhe pasurit natyrore të regjionit tonë.
Për këtë qëllim na duhet mendimi dhe përkrahja e qytetarëve të cilët me sugjerimet dhe propozimet e tyre do të mundësojnë që të përfshihen të gjitha objektet dhe vendet e lartpërmendura, edhe atë:
- përmendoret kulturo – historike,
- bukuri natyrore (objekte, shpella, lumenj, ujëvare,
- lokalitete, restorante tradicionale, shtëpiza pushimi, etj…
- shtëpi të vjetra të cilat mund të shpallen si përmendore kulturore,
- xhamia, kisha të vjetra, teqe, manastire…
- kalendar të ndodhive kulturore (manifestime argëtuese, sportive, etj…) të secilit regjion apo fshatë në veçanti,
- shitore për suvenire dhe punë dore (vendet ku mund të gjinden punime dore tradicionale te regjionit tonë),
- legjenda dhe gojëdhëna (që lidhen me historinë dhe të kaluarën kulturo historike të objekteve, lokaliteteve apo ndodhive të ndryshme) te cilat mund të jenë destinacion i dëshiruar për turistët tonë dhe të huaj.
Të nderuar qytetar, kontributi dhe ndihmesa juaj për zhvillimin dhe promovimin turizmit ne regjionin tone është e një rëndësie të veçantë, duke pasur parasysh se në këto regjione ekzistojnë shumë lokalitete, monumente historike dhe pasuri të ndryshme natyrore të cilat nuk janë të evidentuara dhe nuk e kanë trajtimin e merituar.
Me propozimet dhe sugjerimet e juaja do të mundësoni që Libri Udhëzues për zhvillimin dhe promovimin e turizmit në komunën tonë të jetë i plotë dhe gjithëpërfshirës.
Propozimet dhe sugjerimet tuaja t’i dërgoni deri më datë 30-06-2015 në këto kontakte: szenku@yahoo.com ose info@gostivari.gov.mk