Recension: Menyja e përshkruar si tekst gazetaresk?! A ju besohet?

Аutori i këtij recensioni aspak nuk është i lumtur që harxhon kohë në këtë përmbajtje mediatike, mirëpo çka të bëhet. Thjesht – duhet të regjistrohet se pse kjo nuk mund të kalojë si gazetari. Për shkak të autoritetit të profesionit, për shkak të opinionit, për shkak të kolegëve më të rinj dhe që të konstatohet një fenomen, një dukuri, që i korrupton standardet profesionale gazetareske dhe etike.

Bëhet fjalë për përmbajtje që nuk ka asnjë element për të qenë përmbajtje gazetareske, e që është plasura në vend dhe në rubrikë e cila me asgjë nuk tregon se artikulli dallon, të bëjë me dije me ndonjë shenjë ose ndonjë simbol tjetër, se bëhet fjalë për përmbajtje komerciale.

06192015-Press24MeniCeniLinku deri te artikulli origjinal: Recension: “35 denarë kafeja – 50 denarë rakia: Shihni çmimet në këtë kafene në qendër të Shkupit”

Data dhe koha e publikimit: 16.06.2015 – 12:29

Data e recensionit: 19.06.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Të jemi formalë deri në fund, bile edhe Kodi i gazetarëve në nenin 6, në paragrafin 4, qartazi thekson:

Duhet të ekzistojë ndarje e qartë mes reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrim

Në këtë rast, madje edhe nuk ka tekst gazetaresk që të bëhet ndarje.

Përveç kësaj, pa rregullat etike dhe disa rregulla të tjera themelore të gazetarisë pa të cilat nuk mundet, ka edhe diçka tjetër që e përbën kreativitetin e gazetarëve, për shkak se ky profesion nuk përbëhet vetëm prej fakteve dhe raporteve, por është një vegël kreative për bërjen e storjeve me interes.

Nuk ka asgjë nga kjo në këtë përmbajtje. Në vend që të shkruhet një tregim interesant jetësor për një kafene si vend për shoqërim dhe në vend që të përshkruhen në mënyrë nxitëse detajet që e bëjnë atë vend të dëshiruar, ne këtu kemi përshkrim të menysë së kafenesë.

Përshkrim i menysë?! A ju besohet? As neve nuk na besohej, mirëpo ja, para nesh gjendet… menyja.

Për fat të mirë, në këtë meny nuk ka gjuhë të urrejtjes, nuk nxit dhunë dhe nuk diskriminon.

Mjaft e ka, për shkak se mund të jemi edhe më pak të kujdesshëm sepse na kaplojnë emocionet për atë se si dikush mundet aq shumë ta devalvojë profesionin nga i cili jeton. Në vend që të jetojë për profesionin…

Lajme të ngjashme

Back to top button