Zgjërimi i gjithësisë

Më vitin 1929, në Observatorin e Kalifornia Mount Vilson, një astronom amerikan i quajtur Edvin Habëll bëri njërën prej zbulimeve më të mëdha në historinë e astronomisë. Derisa vrojtonte yjet me një teleskop gjigand, ai zbuloi se drita që vinte prej tyre zhvendosej në drejtim të skajit të kuq të spektrit dhe se kjo zhvendosje ishte më e shprehur sa më i largët ishte ylli prej tokës. Ky zbulim kishte një efekt elektrizues në botën e shkencës, sepse sipas rregullave të pranuara të fizikës, spektret e rrezeve të dritës që lëvizin në drejtim të kundërt në raport me pikën e vrojtimit, anojnë kah ngjyra e kuqe. Kjo nënkuptonte se ata vazhdimisht largoheshin prej nesh.

Së shpejti, Habëll bëri edhe një zbulim tjetër shumë të rëndësishëm: Yjet dhe galaktikat largoheshin jo vetëm prej nesh, por edhe prej njëra – tjetrës. I vetmi përfundim që mund të nxjerrej prej një gjithësie ku gjithçka largohet prej çdo gjëje tjetër është se gjithësia “ Zgjerohet “ vazhdimisht.

Zgjerimi i gjithësisë nënkuptonte se po të mund të lëvizte gjithësia mbrapshtë në kohë, do të vërtetohej që gjithësia kishte zënë fill nga një pikë e vetme.

Llogaritjet treguan se kjo” pikë e vetme” që strehoi tërë materien e gjithësisë do të duhej të kishte” vëllim zero” dhe “ dendësi të pakufishme”. Gjithësia kishte zënë fill prej shpërthimit të kësaj pike të vetme me vëllim zero. Ky shpërthim madhështor që shënoi fillimin e gjithësisë u emërua “ Shpërthim i Madh”  (Big Bengu ) dhe teoria filloi të quhej ashtu.

Teoria e Shpërthimit të Madh tregoi se në fillim të gjitha objektetë në gjithësi ishin një tërësi dhe pastaj u ndanë. Ky fakt, i cili u zbulua me teorin e Bing Bengut në Kur’an ceket para 15-të shekujve.

“ A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?” (El Enbija:30).

Siç shpallet në këtë ajet, gjithçka, madje edhe “qiejt dhe toka” që ende nuk ishin të krijuar, u krijuan me Shpërthimin e Madh prej një pike të vetme dhe i dhanë formë gjithësisë ekzistuese duke u ndarë prej njëra – tjetrës.

Zgjerimi i gjithësisë është prej provave më të rëndësishme shkencore se gjithësia u krijua nga asgjëja.

   “ Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë.”(Edh Dharijatë:47).

Siç shihet qartë, teoria e Shpërthimit të Madh vërtetoi se gjithësia u krijua nga asgjëja-mosqenia”, me fjalë të tjera, se ajo u krijua prej All-llahut Hirmadh. Kjo ishte shkaku që astronomët të përkushtuar ndaj fizikës  materialiste vazhduan ta mohojnë Shpërthimin e Madh dhe ta përkrahin teorin e gjendjes së qëndrueshme.

A.S. EDDINGTON një prej fizikanëve më të shquar materialist, thotë: Filozofikisht, idea e një fillimi të papritur të rregullit ekzistues të Natyrës është e neveritshme për mua.

Më vitin 1948, Xhorxh Gamov doli me një tjetër në lidhje me shpërthimin e Madh. Ai deklaroi se pas formimit të gjithësisë me anë të një shpërthimi të madh, një tepricë e rrezatimit duhej të kishte ekzistuar në gjithësi i mbetur prej këtij shpërthimi. Veç kësaj, ky rrezatim duhej të ishte  shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në tërë universin.

Më vitin 1965, dy hulumtues Arno Penzias dhe Robert Vilson zbuluan këto valë rastësisht. Ky rrezatim, i quajtur “ rrezatimi kozmik në prapavi”, nuk duhej të rrezatonte nga një burim i caktuar i veçant por më tepër përshkonte gjithë hapësirën.

Nga valët e nxehtësisë që rrezatonin në mënyrë të njëtrajtshme prej gjithandej në hapësirë kishin mbetur prej fazave fillestare të Shpërthimit të Madh. Ata u shpërblyen me çmimin Nobël për zbulimin e tyre.

Më vitin 1989, NASA dërgoi në hapësirë satelitin për Hulumtimin të Prapavisë Kozmike (Cosmic Background Explorer – COBE ) për të hulumtuar rrezatimin e prapavisë-sfondin kozmike. Skanerëve të ndjeshëm iu nevoitën vetëm 8 min. Në këtë satelit për të vërtetuar, matjet e dy shkencëtarëve Penzias dhe Vilson. COBE kishte gjetur mbeturinat e Shpërthimit të Madh që kishte ndodhur në fillimin e gjithësisë. Ky zbulim vërtetoi qartë teorinë e Shpërthimit të Madh (Big Bengu). Pas kësaj në gjithësi u dërgua sateliti COBE 2 në hapësirë pas satelitit COBE poashtu vërtetoi matjet e bazuara në Shpërthimin e Madh.

Ishte një dëshmi i rëndësishëm për Shpërthimin e Madh, ishte sasia e hidrogjenit dhe heliumit në hapësirë. Sipas llogaris, u kuptua se përqëndrimi i hidrogjenit – heliumit në gjithësi përputhej me llogaritjet teorike të përqëndrimit të hidrogjen – heliumit të mbetur prej shpërthimit. Sikur të mos kishte pasur gjithësia një fillim dhe po të kishte ekzistuar përjetësisht, përbërësi i saj hidrogjenit do të duhej të ishte shpenzuar tërësisht dhe të shndërrohej në helium.

Prof. Xhorxh Abel i Univerzitetit të Kalifornisë gjithashtu deklaron se: dëshmia ekzistuese në dispozicion tregon se gjithësia zuri fill miliarda vite më parë me Shpërthimin e Madh. Ai pranon se nuk ka zgjidhje tjetër pos të pranojë teorinë e Shpërthimit të Madh.

Me fitoren e shpërthimit të madh, koncepti i materies së përjetshëm: që formoj bazën e filozofisë materialiste u hodh në grumbullin e mbeturinave të historisë.

Shumë shkencëtarë të cilët nuk kushtëzojnë vetveten verbërisht të jenë ateistë kanë miratuar rolin e një Krijuesi të Plotfuqishëm në krijimin e gjithësisë. Ky Krijues duhet të jetë një qenie e cila ka krijuar si materien ashtu edhe kohën, por E Cila është e pavarur prej të dyjave.

Gjithësia
Gjithësia
Shpërthimi i Madh ndodhi me shpërthimin e pikës e cila përmbante gjithë materien dhe energjinë e gjithësisë dhe me shpërndarjen e saj në hapësirë në të gjitha drejtimet me një shpejtësi të llahtarshme. Prej kësaj materieje dhe energjie, u krijua një barazpeshë madhështore që përmban galaktikat, yjet, diellin, tokën dhe të gjithë trupat tjerë qiellor. Veç kësaj, u formuan ligjet e quajtura ‘ligjet e fizikës’, të cilat janë të njëtrajtshme në tërë gjithësinë dhe nuk ndryshojnë. Të gjitha këto tregojnë se një rregull i përkryer u krijua pas Shpërthimit të Madh.

Shpërthimet, megjithatë, nuk shkaktojnë rregull. Të gjitha shpërthimet e vrojtueshme tregojnë prirje të shkaktojnë dëm, të shpërbërjnë dhe shkatërrojnë atë që është e pranishme. Për shembull, shpërthimet e bombave atomike dhe hidrogjenike, shpërthimet e gazërave shpërthyese, shpërthimet vullkanike, shpërthimet e gazit natyror, shpërthimet diellore: ato të gjitha kanë efekte shkatërruese.

Poqese do të ndesheshim me një rregull shumë të detajuar pas një shpërthimi – për shembull, poqese një shpërthim i nëndheshëm do të shkaktonte formimin e veprave të përkryera të artit, pallateve madhështore apo shtëpive impozante – do të mund të vinim në përfundim se pas këtij shpërthimi ekzistonte një ndërhyrje “e mbinatyrshme” dhe se të gjitha grimcat e shpërndara prej shpërthimit janë shtyrë të lëvizin në mënyrë shumë të kontrolluar.

Citati i Sir Fred Hojllit, i cili e pranoi gabimin e tij shumë vjet pas kundërshtimit të Teorisë së Shpërthimit të Madh, e shpreh këtë situatë shumë mirë:

Sipas teorisë së shpërthimit të madh gjithësia filloi me një shpërthim të vetëm. Mirëpo siç mund të shihet më poshtë, një shpërthim thjeshtë e shpërndanë materien, ndërsa shpërthimi i madh (big bengu) në mënyrë të mistershme ka shkaktuar efektin e kundërt – me bashkimin e materies në formën e galaktikave.

Kur deklaron se Shpërthimi i Madh i hapi udhën rregullit është kundërthënës, ai padyshim se e interpreton Shpërthimin e Madh me një paragjykim materialist dhe supozon se ky ishte një “shpërthim i pakontrolluar”. Mirëpo, ai ishte në realitet ai i cili rra në kundërshtim me vetveten duke bërë një deklaratë të tillë thjeshtë për t’mos pranuar ekzistencën e një Krijuesi. Sepse poqese me një shpërthim u shfaq një rregull madhështor, atëherë ideja e një “shpërthimi të pakontrolluar” do të duhej të anulohej dhe do të duhej të pranohej se shpërthimi ishte jashtëzakonisht i kontrolluar.

Një aspekt tjetër i këtij rregulli mahnitës të formuar në gjithësi pas Shpërthimit të Madh është krijimi i një “gjithësie të banueshme”. Kushtet për formimin e një planete të banueshme janë aq të shumta dhe aq komplekse sa që është gati e pamundshme të mendohet se ky formim është i rastësishëm.

Pol Dejvis, një profesor i famshëm i fizikës teorike, llogariti se sa “mirë i harmonizuar” ishte ritmi-shpejtësia e zgjerimit pas Shpërthimit të Madh dhe ai arriti në një përfundim të pabesueshëm. Sipas Dejvis, po të kishte qenë ritmi i zgjerimit pas Shpërthimit të Madh më i ndryshëm madje me një përpjestim prej një në një bilion herë, asnjë lloj i yllit të banueshëm s’do të formohej.

Një matje e kujdesshme e vendos shkallën e zgjerimit shumë pranë një vlere kritike në të cilën gjithësia do t’i shmangej vet gravitacionit të saj dhe të zgjerohej përjetësisht. Pak më ngadalë dhe gjithësia do të rrënohej, pak më shpejtë dhe materiali kozmik do të ishte shpërbërë shumë kohë më parë. Është me rëndësi të pyetemi me saktësi se sa me finesë ka qenë “e mirë harmonizuar” shkalla e zgjerimit për të rrënë në këtë vijë ndarëse të ngushtë në mes të dy katastrofave. Po të kishte dalluar shkalla e zgjerimit në kohën I S (kohë në të cilën modeli i zgjerimit tashmë ishte përcaktuar me vendosmëri) nga vlera aktuale për më shumë se 10-18, do të mjaftonte që kjo barazpeshë e brishtë të rrënohej. Fuqia shpërthyese e gjithësisë kështu përputhet me një saktësi gati të pabesueshme në raport me fuqinë e saj gravituese. Është e qartë, se shpërthimi i madh nuk ishte ndonjë shpërthim i vjetër, por një shpërthim me një madhësi hollësisht të rregulluar.

Ligjet e fizikës që u shfaqën së bashku me Shpërthimin e Madh nuk ndryshuan fare në një periudhë prej 15 miliardë vjetësh. Veç kësaj, këto ligje u rezistojnë llogaritjeve aq të përpikta sa që edhe një ndryshim prej një milimetri nga vlerat e tyre ekzistuese mund të rezultojë me shkatërrimin e tërë strukturës dhe konfiguracionit – trajtës të gjithësisë.

Fizikani i famshëm Prof. Stefën Hoking deklaron në librin e tij “Një histori e shkurtër e kohës” se gjithësia është e bazuar në llogaritje dhe barazpesha të harmonizuara në mënyrë më delikate se që mund të paramendojmë. Hoking deklaron në lidhje me shkallën e zgjerimit të gjithësisë:

Pse filloi gjithësia me një shkallë aq pranë shkallës kritike të zgjerimit që ndan modelet që rrënohen prej atyre që vazhdojnë të zgjerohen përgjithmonë, aq sa madje edhe tani, dhjetë mijë milionë vite më vonë, ende vazhdon të zgjerohet gati në shkallën kritike? Po të kishte qenë shkalla e zgjerimit një sekond pas shërthimit të madh më e vogël madje edhe për një pjesë në njëqind mijë milionë, gjithësia do të rrënohej para se të arrinte madhësinë e saj të tanishme.  Pol Dejvis poashtu sqaron pasojën e pashmangshme që rrjedh prej këtyre llogaritjeve dhe barazpeshave pabesueshëm të sakta:

Është vështirë t’i bëhet ballë përshtypjes se përbërja ekzistuese e gjithësisë, aq dukshëm e ndjeshme ndaj ndryshimeve të vogla në numra, është planifikuar me shumë kujdes…Bashkëveprimi në dukje i mrekullueshëm i vlerave numerike që natyra ka përcaktuar për konstantat e saj fundamentale duhet të mbetet dëshmia më bindëse për një element të projektimit kozmik.

Në raport me të njëjtin fakt, një profesor amerikan i astronomisë, Xhorxh Grinstain, shkruan në librin e tij “Gjithësia Simbiotike”:

Kur i analizojmë të gjitha provat, shfaqet me këmbëngulje mendimi se një ndërmjetës i mbinatyrshëm – apo më saktë Ndërmjetësi – duhet të jetë i përfshirë. Astrofizikani i mirënjohur Hju Ros ka këtë për të thënë: Poqese fillimi i kohës është i njëkohshëm me fillimin e gjithësisë, siç shprehet teorema e hapësirës, atëherë shkaktari i gjithësisë duhet të jetë një qenie që vepron në një dimension kohor krejtësisht të pavarur dhe paraekzistues në raport me dimensionin e kohës së gjithësisë. Ky përfundim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të kuptuarit tonë të asaj se kush është Zoti dhe kush apo çfarë nuk është Zoti. Kjo na tregon se Zoti nuk është vet gjithësia dhe as që Zoti është i përfshirë brenda gjithësisë.

Materia dhe koha janë krijuar prej Krijuesit të plotfuqishëm i Cili është i pavarur prej gjithë këtyre nocioneve. Ky Krijues është Allahu, i Cili është Zoti i qiejve dhe i tokës.

Veç kësaj, u zbulua se gjithësia nuk ishte statike siç pretendonin  materialistët, por ajo zgjerohej. Sot këto fakte pranohen nga e tërë bota shkencore.

Se gjithësia kishte një fillim nënkupton se gjithësia erdhë në jetë prej asgjësë, d.m.th., se ajo u krijua. Poqese ekziston një gjë e krijuar e cila nuk kishte ekzistuar mëparë atëherë padyshim se duhet të ketë një Krijues.

Para këtij fillimi nuk ka ekzistuar as materia, as ligjshmëria, e as karakteristika. Pra, me këtë konstatojmë se gjithësia ka fillim, i cili është krijuar pasiqë All-llahu e ka caktuar rregullin dhe dimensionet e gjithësisë, pasi çdo gjëje i dhuroi specifitetet e tyre dhe tha: “Bëhu” në këto dimensione dhe me këto karakteristika dhe veçori dhe u bë.

All-llahu i Lartë duke thënë:

“Ai është Shpikës i qiejve e i Tokës (pa kurrfar modeli të mëparshëm) e kur dëshiron diçka, Ai vetëm i Thot: Bëhu! Në atë momentë bëhet”(El Bekare:117). 

    Disa shkencëtarë tjerë të cilët pranojnë se gjithësia është krijuar prej një Krijuesi dhe të cilët janë të njohur përmes atributeve të tyre të cituara janë:

Robert Bojll (babai i kimisë bashkëkohore)

Iona Uilliam Peti (i njohur për studimet e tij për statistikë dhe ekonomi bashkëkohore)

Majkell Faradej (njëri prej fizikanëve më të mëdhenjë të të gjitha kohërave)

Gregor Mendel (babai i gjenetikës; ai e zhvlerësoi Darvinizmin me zbulimet e tij në shkencën e gjenetikës)

Luis Paster (emri më i madh në bakteriologji; ai i shpalli luftë Darvinizmit)

Xhon Dalton (babai i teorisë atomike)

Bleiz Paskal (njëri prej matematikanëve më të rëndësishëm)

Xhon Rej (emri më i rëndësishëm në historinë natyrore britanike)

Nikolaus Steno (një stratograf i famshëm i cili hulumtoi shtresat e tokës)

Karolus Lineus (babai i klasifikimit biologjik)

Xhorxh Kuvier (themeluesi i anatomisë krahasuese)

Methju Mauri (themelues i oqeanografisë)

Thomas Anderson (njëri prej pionierëve në fushën e kimisë organike)

Dr. Pol Klarens Aperrsoldi, profesor i  natyrës organike, drejtor i degës për izotope dhe energji atomike në laboratoret Ouk Rixh dhe anëtar i shoqatës për hulumtime atomike, në punimin e vet me titull” Argumentet natyrore të ekzistimit të Zotit” ka thënë:” Vetëm në çka mund të jemi plotësishtë të sigurt është se njeriu dhe ekzistenca rreth tij, nuk mund të zhvillohen nga vetvetja, nga asgjëja absolute, por ato domosdo duhet që të kenë fillimin, e çdo fillim duhet të ketë bazë. Ne e dimë se kjo vendosje e rregullit të mrekullueshëm, i cili udhëheqë me gjithësinë, i është nënshtruar ligjeve, të ekzistimit të së vërtetë të cilat nuk i ka krijuar njeriu, që mrekullia e jetës në vete ka fillim, siç pasë tij ekziston të drejtuarit dhe udhëzimi, të cilët janë larg të arriturave të njeriut. Ky është fillimi i shenjtë, drejtimi i shenjtë dhe urdhër i përsosur hyjnor”.

Shkencëtari dr. Vilijemi, specialistë për jetën tokësore, prof. i shkencave natyrore në Universitetin Micigen dhe ekspertë për gjenetik bimore në punimin e vet” Vet materia nuk mjafton” ka thënë:

“Astronomia, për shembull, tregon në ato se kjo gjithësi ka fillim zanafillor dhe  shkon drejt përfundimit. Nuk duhet të besojmë se kjo gjithësi është zanafillore dhe pa fillim, ose se është e amshuar dhe e pafund. Ajo ekziston në bazë të ndryshimeve”.

Sot ligjet natyrore, pas Hajzenbergut me teorinë e“ parimit të caktueshmërisë”, sikur edhe absurditetet e ekzistimit të së vërtetës së pakontestueshme te përcaktimi i lëvizjes së atomit dhe pjesëzave të materies, nuk janë më aq kategorike dhe të rrepta siç kanë qenë dje.

Si të zbrapset elektroni para vrojtimit?… Kur hulumtuesi përpiqet t’ia caktojë pozitën, ai e ndërron shpejtësinë, e kur përpiqet t’ia caktojë shpejtësinë, ai e ndërron pozitën, sepse rrezet që i përdor shkencëtari për vrojtim çdo herë larg e hedhin elektronin. Rasti i këtij shkencëtari për vrojtim, në lidhje me elektronin, është në formë  katrori duke tentuar t’ia caktojë dimensionet… Kur të arrijë t’i masë dimensionet, ndërrohet vëllimi, e kur tenton ta caktojë vëllimin, ndërrohen dimensionet, sepse vëllimi shkrihet gjatë çdo prekjeje dhe ndërrohet çdo çast.

Prekja e tij bën që akulli të gjendet në gjendjen e vazhdueshme të shkrirjes. Mjeti i tij i njohjes jep rezultate të rrejshme. Prej këtu edhe del parimi “i papërcaktueshmërisë”.

Shkencëtari i mirënjohur në shkencën e fizikës dhe i specializuar sidomos në fushën e atomeve, gjerman W. Helsenberg (Hajzenberg), në vitin 1965 ndodhej në vizitë në një nga shtetet muslimane, në Turqi. Gjatë vizitës së tij profesori mbajti shumë mbledhje ku fliste rreth fuqisë së jashtëzakonshme që ndodhet e fshehur brenda atomi. Në një nga këto simpoziumet ai e mbylli fjalimin e tij me këto fjalë:

“Gjithmonë jam munduar të shpjegoj se si mund ta përdorim energjinë e madhe të fshehur brenda atomit. Tani natyrisht më vjen në mendje pyetja: (Kush dhe si ka futur një fuqi kaq të madhe brenda diçkaje kaq të vogël!?) Kësaj pyetjeje mund ti japë përgjigje vetëm metafizika, pra dijetarët e fesë.

Pas simpoziumit një profesor Turk i ngarkuar me detyrën për të shoqëruar profesorin Helsenbergun e pyeti atë: ”Profesor, cila fe është ajo që mund të japë përgjigje të saktë pyetjes suaj?”

“Kësaj pyetjes i jep përgjigje vetëm feja Islame, kështu mendon edhe miku im profesor Hahn.”

Shkenca bashkëkohore me këtë frymë modeste të jetës e ka lëshuar fronin e krenarisë së dikurshme, e ka lënë piedestalin e lavdisë dhe krekosjes dhe ka hequr dorë nga dijet e pathyeshme, duke u kënaqur me supozime, probabilitete dhe eventualitete. Ajo në këtë mënyrë ia ka lënë dyert e hapura fesë që ta thotë fjalën e vet, ka bërë vend për meditimet e mistikut dhe për mësimin pejgamberik.

Për këtë ndjenjat e mistikut dhe frymëzimet e tij nuk merren më me ironi dhe me gjestikulacion të dorës, pos nga ana e injorantëve dhe njerëzve me shikim të kufizuar.

hkenca më në fund ia hapi dyert fesë, pas haraçit të trilluar, i cili është paguar gjatë kohë.

Shkeputur nga libri:”Kodi Enigmatik I Universit” prof. Eroll Velija

Lajme të ngjashme

Back to top button