Anketë: Qytetarët besojnë se bombat e Zaevit janë të vërteta

Qytetarët nuk i besojnë shumë asaj që pushteti i komenton bombat e opozitës si të montuara, dhe po rritet vazhdimisht besimi i narrativit anti qeveritar, gjegjësisht pjesa më e madhe e qytetarëve mendojnë se incizimet janë të vërteta, treguan të dhënat nga anketa e realizuar nga Qendra Maqedonase për Arsim Evropian.

Sipas rezultateve nga hulumtimi, 96.6 përqind nga të anketuarit kanë dëgjuar për aferën e përgjimeve, ndërsa 88.2 përqind prej tyre i kanë dëgjuar disa prej incizimeve.
52.1 përqind nga të anketuarit mendojnë se përmbajtja në incizime është e vërtet, përderisa 19.3 përqind mendojnë se ata janë të montuara.
41.1 përqind nga të anketuarit mendojnë se incizimet janë bërë nga policia e fshehtë maqedonase, ndërsa 23.2 përqind mendojnë se ato janë bërë nga shërbimet e huaja.
52.3 përqind mendojnë se gjatë zgjidhjes së krizës politike më e rëndësishme është përmbajtja e incizimeve, ndërsa 21.7 përqind mendojnë se me rëndësi është kush i ka krijuar incizimet.
62.1 përqind nga të anketuarit mendojnë se Bashkimi Evropian duhet që të luaj një rrol serioz në zgjidhjen e krizës momentale politike dhe institucionale në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button