“Sekret shtetëror” sa na kushtojnë investimet e huaja

Sa na kushtojnë investimet e huaja është një pyetje për të cilën qytetarët e Maqedonisë nuk kanë përgjigje.

Pothuajse dy muaj nga Drejtoria për zhvillimin e zonave industriale nuk kanë dorëzuar të dhënat publike, por edhe nuk përgjigjen as pozitivisht e as negativisht, për NOVA, transmeton Portalb.

Maqedonia i liron investitorët e huaj në Zonat Industriale nga pagesa e tatimit, nuk paguajnë TVSH, janë të liruar nga pagesa e doganave dhe lehtësime të tjera.

Këto lehtësime kanë nxitur revoltën e kompanive vendore të cilët janë të obliguar të paguajnë tatime dhe nuk kanë mundësi për rritje dhe profit si investuesit e huaja.

Nga ana tjetër ritet edhe lista e “sekreteve shtetërore”. Jo vetëm paratë e investitorëve po sekret janë edhe punësimet, udhëtimet dhe ekologjia.

Informatat për harxhimet e parave shtetërore, qeveria nuk i ndanë me qytetarët.

Gjysma e qytetarëve që kanë parashtruar pyetje në institucionet nuk kanë marr përgjigje. Ndërsa gjysma tjetër e qytetarëve as nuk e dinë se ekziston një ligj që u ja jep këtë të drejtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button