fbpx

Sejfullau shpreson në medalje

Me garat në katër kategori në stil të lirë, ka nisur sot në Stamboll të Turqisë, Kampionati Evropian në mundje për të rinjë. Në këtë evenimet në garat e stilit të lirë, atij greko romak dhe te femrat, do të marrin pjesë mbi 600 garues, ndërsa vendi ynë, përfaqësohet nga vetëm dy mundësa, Adil Adili dhe Elmedin Sejfullau.

Sejfullau, paraqitjen e tij do ta ketë nesër, në kategorinë deri në 55 kilogram. Fituesi i dyfishtë i medaljeve të bronzta nga evropianet për kadetë, kësaj rradhe do të debutojë në një kampionat kontinental për të rinjë, edhe pse është në moshë vetëm 17 vjeçe. Edhe përkundër faktit se është dukshëm më i ri se kolegët e tij të tjerë, Sejfullau shprehet se është përgatitur mirë dhe mund të na gëzojë me një rezultat të mirë, pse jo edhe medalje.

“Jam shumë mirë i përgatitur për pjesëmarrjen time në këtë kampionat evropian për juniorë, me ç`rast gjatë ditës së nesërme do ta regjistroj paraqitjen time. Shpresoj të mund të arrij ndonjë medalje dhe me këtë, ti përsëris rezultatet e arritura dhe medaljet e fituara në evropianet e kaluara për kadetë”, është shprehur Sejfullahu.

Elmedin Sejfullau, nën prirjen e trajnerëve të tij, Sedat Baftiu dhe Sufijan Ismaili, paraqitjen e tij në kampionatin evropian për të rinjë në Stamboll, do ta ketë nesër, duke filluar prej orës 9.00 sipas kohës lokale në vendin tonë.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button