LSDM: Qeveria mori borxh të ri prej 145 milion eurove

Qeveria sërish e futi në borxh Maqedoninë pasi që nga bankat mbrëmë mori hua prej 145 milionë eurove. Kjo shumë paraqet dyfishin e borxhit që Ministria e financave e paralajmëroi më herët. Kështu akuzoi sot opozitarja maqedonase, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM).

“Kjo tregon se Maqedonia është futur thellë në “rrethin vicioz të borxhit” dhe ç’është më e keqja, ankandet e djeshme të letrave me vlerë tregojnë se bëhet fjalë për huazime të reja” thanë sot nga LSDM.

Sipas tyre, qeveria seriozisht e ka futur në borxh shtetin kurse ekonomia vendore realisht nuk mund ta paguajë këtë borxh prandaj si pasojë, Qeveria merr hua të reja kryesisht afatshkurtër për ti mbuluar borxhet e vjetra.

“Në këtë mënyrë borxhi mbetet! Por, duke e pasur parasysh synimin e qeverisë për ta rritur deficitin buxhetor, paralelisht do të kemi huamarrje për ti mbuluar shpenzimet aktuale. Deri tani, borxhi total vendor, vetëm për periudhën janar 2012 – gusht 2013 është rritur pothuajse tre fish. Prandaj pyesim, e di qeveria ku do ta çojë kjo vendin tonë? A e ka parasysh Qeveria se sa mundet me huamarrje të reja, ta mbajë likuiditetin e buxhetit, me të cilin vazhdimisht lavdërohet? A mendon kjo qeveri e papërgjegjshme se çfarë do tu len gjeneratave të ardhshme? thonë nga LDSM. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button