fbpx

Samsung Galaxy Note 5 edhe me versionin Edge?

Kur Samsung Galaxy Note 4 ishte lansuar, Samsung gjithashtu filloi me shitjen edhe të variantit Galaxy Note Edge, dhe një gjë e tillë tani pritet të ndodhë edhe me Samsung Galaxy Note 5, i cili thuhet se do të vijë dikur gjatë muajit gusht.

Ka pasur zëra se Samsung do të nisë një version më të madh të Samsung Galaxy S6 Edge, kështu që kjo mund të një një arsye e mundshme që kompania të vendosë që mos ta lansojë versionin e ri të Note 5 në variantin Edge.

Samsung Galaxy Note 5 është përfolur se të vijë me një ekran 5.7 ose 5.8 inç me një rezolucion të mundshëm 4K Ultra HD, ndërsa telefoni pritet gjithashtu të jetë i mundësuar nga procesori i ri i Samsung, Exynos 7422.

Karakteristikat e tjera që thuhet se do të vijnë me fabletin e ri përfshijnë edhe 4GB RAM, deri në 128GB memorie të brendshme, kamerë të përparme me 8MP si dhe atë të pasmen me 20MP. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button