Sulmohet një e punësuar në DAP: Mos vallë e kanë detyruar të fsheh tatim milionësh?

Një e punësuar në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP) personalisht është vërtetuar që fuqia dhe paratë janë mbi ligjet dhe dispozitat. Jo vetëm që ka qenë e përballuar me shtypje që të shkel ligjin për ndonjë tjetër që të përfitojë me dobi në pronë, por edhe ka pësuar fizikisht pasi që ka kundërshtuar dhe pasi që ka menduar që ligji gjithsesi është i barabartë për të gjithë. Në një tentim për të qenë e drejtë në kuptim të ligjit dhe mos të dëmtojë shtetin, arkivistja në njësinë rajonale të DAP në Shkup ka refuzuar të falsifikojë dokumente me të cilat do të fshihet një tatim të një biznesmeni të fuqishëm. Në gjithë operacionin kanë qenë përfshirë të punësuar në DAP, në pozita të larta, nëpërmjet të cilëve janë zhvilluar kërcënimet ndaj të punësuarës dhe shtypjet që të ndryshohet dokumentacioni. E gjithë historia rreth tentimit për të fshehur tatim, ndërsa dikush tjetër të përfitojë një shumë të madhe fillon me një paraqitje anonime të një të punësuari në DAP i cili në njoftimin për Transparensi Interneshënëll – Maqedoni ka theksuar që eprorët e tij në drejtorinë kanë shfrytëzuar pozitën por edhe ndikimin partiak për të vepruar që arkivistja të bëjë një punë të paligjshme. Kush ka dashur të përfitojë nëpërmjet saj? Cilin person kanë mbrojtur të emëruarit në fletëparaqitjen? A janë marrë në të vërtetë masa ndaj aktorëve të fuqishëm?

PARTITË QEVERISËSE MBROHEN NË INTERES TË KOALICIONIT

Në kërkim të përgjigjeve arritëm të gjejmë disa informacione dhe të dhëna të cilat në një mënyrë e formojnë mozaikun rreth dokumentit të famshëm që ka dashur të mbrojë një biznesmen privat, gjegjësisht t’i mundësohet që mos të paguajë shumën e vërtetë të tatimit mbi pronën, gjegjësisht të barazohet në zero. Në paraqitjen e qytetarit anonim, por edhe sipas të dhënave dhe njohurve që i ka, me siguri i punësuar në DAP, thekson edhe disa emra por edhe transmeton se si ka ndodhur incidenti me arkivisten.

“Ju shkruaj si një qytetar dhe dua t’ju njoftoj që para pak kohe në zyrat e DAP, zëvendës drejtori i drejtorisë rajonale Ismet Guri në mënyrë të dhunshme ka sulmuar një grua, e punësuar si arkiviste. Nga goditjet dhe tërheqjet gruas ju ishin bërë lëndime të dukshme. Shërbimet shëndetësore kanë konstatuar mavijosje, ndërsa për rastin ishte njoftuar edhe policia dhe shërbimet disiplinore. Megjithatë, i gjithë rasti ishte fshehur nga drejtori i drejtorisë rajonale Petar Esmerov i cili me kërcënime dhe shantazh ndaj të punësuarës ka theksuar që nëse ajo vazhdon të ankohet dhe të paraqet do të mbetet pa vendin e punës sepse ai do të kishte përdorur fuqinë që i jep partia në pushtet. Përse Esmerov mbroj dhe fsheh një vepër të zëvendësit të tij i cili nga shërbimet tjera ishte pezulluar? Kush i jep fuqinë të gjykojë dhe të bëjë drejtësi? A do të përfundonte kjo histori nëse unë nuk kisha lajmëruar? Kush ju jep këtyre njerëzve fuqinë që të luajnë me fatet e njerëzve të thjeshtë?

Me këto pyetje personi që parqet e përfundon letrën e tij. Vërehet që mungesa e mbrojtjes përkatëse ligjore për personat që paraqesin vepra kriminale por edhe frika që po mbjell pushteti në përballimin e gjithëve atyre që do të kundërshtojnë, veçanërisht individë në pozita kyçe, personi anonim nuk ka pasur guximin që të njoftojë organet kompetente të marrin masa, andaj ka menduar që Transparensi Interneshënëll – Maqedoni do të mund të ndihmojë dhe do të zbardhojë rastin, por edhe do të ketë ndëshkime për personat e përfshirë.

Në pajtim me ligjin për qasje në informacione me karakter publik ne dërguar tek DAP disa pyetje lidhur me ngjarjen dhe personat e përfshirë, kryesisht nëse ka mekanizëm për paraqitjen e incidenteve të tilla? A janë marrë dhe kundër kujt masa përkatëse? A ka paraqitur DAP-i rastin tek organet kompetente? A ekziston mekanizëm për mbrojtjen e personave që paraqesin raste të këtilla?

Nga përgjigjet e DAP vërehet qartë që ata mbështeten në procedurat. E gjithë puna për rastin si zakonisht e transmetojnë në Njësinë për Standarde Profesionale që është përgjegjëse për këto raste. Atje mund secili të paraqet, ndërsa kjo njësi do të vendos kush dhe për çfarë është fajtor. Mirëpo ajo që është më e rëndësishme në përgjigjen, dhe ajo konfirmohet edhe me incidentin, gjegjësisht versioni i personit anonim që ka paraqitur rastin, është se Ismet Guri është pezulluar dhe kundër tij është ngritur procedurë para komisionit disiplinor. Sa i përket organeve hetuese, DAP njofton që e punësuara vetë ka njoftuar policinë menjëherë pas dhunës në zyrën e saj.

Andaj, hapi i radhës logjik ishte të pyesim në MPB. Atje njëlloj i kemi dërguar disa pyetje kryesisht nëse rasti është paraqitur dhe nëse dhe si ka vepruar policia? Interesante është që policia ka regjistruar dhunën si prishte të rendit publik dhe paqes, por paralajmëron që është në ngritje e sipër e procedurës ndëshkuese kundër Guri. Megjithatë, koha do të tregojë nëse dhe si do të sanksionohet kuadri i BDI-së në pushtet?

Në periudhën që kem hetuar për cilin dokument bëhej fjalë dhe përse Guri ka ardhur në pozitë që të sulmojë arkivisten, kemi dërguar pyetje të reja në DAP për të kontrolluar se çfarë ka vendosur komisioni për disiplinë që ka hapur lëndë për sulmin fizik mbi të punësuarën. Nuk është e qartë arsyeja përse, megjithatë DAP refuzoi të prezantojë vendimin për pezullimin e Gurit dhe nuk e bëri të ditur edhe vendimin e komisionit për disiplinë, gjegjësisht u përgjigjën që rasti është shqyrtuar dhe do të vijojë vendimi.

Në këtë rast, ngjashëm me shumë raste tjera të ngjashme kur bëhet fjalë për funksionarë të qeverisë, qartë është se mbrojtje e ndërsjellë është dominuese. Zakonisht, duke marrë parasysh që nuk ka mekanizma mbrojtës për personat që paraqesin vepra kriminele, viktimat, nga frika për ekzistencë, tërhiqen dhe heshtin, gjegjësisht nuk i njoftojnë përgjegjësit dhe publikun, ndërsa të fuqishmit lehtë menaxhojnë me komisionit që në fund përballohen me realitetin politik dhe mbyllin sytë para të vërtetës dhe i mbyllin rastet pa mos të caktuar sanksione. A do të jetë kështu edhe me këtë rast?

Dy drejtorët që përmend personi anonim janë nga VMRO-DPMNE dhe BDI. Pa dallim sa dëshiron funksioni i lartë të ndëshkojë atë më të ultë, sërish do të duhet të njoftohen partitë. Ajo që prej kohësh funksionon ashtu në Maqedoni. Ndërsa përse një përballim i drejtorëve do të shqetësonte ministra ose kryetarë të partive? Atëherë do të duhet të njoftohet edhe përse ka qenë sulmi, çfarë përgatitej me dokumentin? A ka qenë patjetër për atë të dinë edhe funksionarë më të lartë se Esmerov dhe Guri? Andaj, që mos të tërheqin përballime tjera dhe mos të ngrenë pluhur në publik, duke që këto dy në heshte do të kryejnë punën. Çfarëdo që të jenë sanksionet për Guri, nuk do të krijohet konflikt, kuptohet për qetësi në shtëpi.

ÇFARË LLOJ DOKUMENTI KA QENË DHE KË KA MBROJTUR?

Por skandali me arkivisten e rrahur nuk u qetësua vetëm për shkak të njoftimit anonim që ishte pista jonë e parë. Një tjetër i punësuar në DAP, identitetin e të cilit e njohim, duke insistuar në anonimitet, sikur edhe njoftuesi i parë, nëpërmjet postës elektronike na njoftoi më konkretisht se pse ka ndodhur incidenti. Pa mos treguar se kush qëndron pas këtij operacioni, të dhënë që e la si test për gazetarët dhe publikun, veçanërisht për ato që kanë pasur informata për këtë, dhe më së shumti për ato që kanë qenë të detyruar të veprojnë në mënyrë të paligjshme. Si duket, arkivistja e sulmuar është një prej tyre.

Gjegjësisht, sipas burimit tonë, ose personit që ka paraqitur rastin, bëhet fjalë për tatim prone për një biznesmen të njohur. Emrin e tij nuk mundeshim ta gjejmë në listën e sponsorëve të partive politike gjatë kampanjave zgjedhore, edhe pse të gjithë e lidhin me një parti të caktuar. Është importues i disa markave të cigareve dhe pijeve alkoolike. Ai është dashur të paguan gati se një milion euro tatim të pronës ose dhjetë për qind nga vlera e përgjithshme. Ndonjë i punësuar, gjoja ka insistuar nga të nënrenditurit në DAP t’i përgatisin vendim për regjistrim të gjendjes së pastër (zero borxh). Prona është private dhe e regjistruar në emër të biznesmenit.

Burimi ynë na njofton edhe se ndonjë nga kryesorët e DAP-it ka përgatitur vendim me të cilin vërtetohet se biznesmeni nuk duhet të paguan tatim. Edhe pse personi që ka paraqitur i ka theksuar me emër dhe mbiemër të gjithë që janë përfshirë në këtë aksion, ne nuk do ti shpallim se rasti është shumë serioz dhe jemi të vetëdijshëm se si qeveria ballafaqohet me gazetarë që shkruajnë për veprat e saja kriminele. Ajo që është e rëndësishme është fakti se pikërisht incidenti me arkivisten lidhet me këtë dokument. Të frikësuar për situatën, të punësuarit në DAP nuk kanë guxuar të thonë gjë, dhe sigurisht që as t’i kundërshtojnë përpjekjeve për falsifikat. Kontaktuam me të punësuarën që ka qenë fizikisht e lënduar, pasi identitetin e saj e ka shpalosur një nga personave që është paraqitur. Ajo konfirmoi incidentin dhe se informatat për rastin janë të sakta, po nuk deshi të shpalos detaje tjera pasi pranoi se kishte frikë dhe nuk mundej të flet me gazetarë. Duke marr parasysh se është e moshuar dhe është para pensionimit, u shqetësua nga pyetjet tona, ku më së lehti përsëriti disa herë se nuk ka përgjigje dhe se nuk mund të flet për situatën. Ajo nuk deshi të përgjigjet nëse ka dyshime se nuk fund mund të shpallet fajtore, pasi gjoja nuk ka qenë në vendin e punës. Burimi i dytë na tregon se gjithçka që është nisur kundër Gurit, këtu mendohet për procedurën disiplinore të nisur, ka qenë vetëm një farsë dhe mënyrë për të qetësohen të punësuarit dhe gazetarët nëse parashtrojnë pyetje, kurse në të vërtet nuk do të ketë gjë.

Në raste të tilla, kur dikush në DAP do mundohet të fsheh tatim për dikë, veçanërisht nëse është shumë më e lartë, sikur kjo nga një milion euro, atëherë biznesmeni i mbrojtur duhet të paguan dikë një shumë parash.  Nuk dimë shumën e saktë, por duk marr parasysh faktin se burimet tona kanë informata të tërësishme për rastin dhe i konsiderojmë si relevante, atëherë ju besojmë se në vend që të paguhet një milion euro tatim, pronari i disa firmave ka paguar ose ka pasur ndërmend të paguan 200 mijë euro. Paratë, sipas burimeve tona është dashur të ndahen mes së paku dy personave, kuadro të partive të ndryshme në DAP. Me këtë vetëm vërtetohet se korrupsioni nuk njeh kufij etnik ose partiak. E rëndësishme është të merren para, madje edhe në dëm të shtetit.

Nuk arritëm të kuptojmë nëse Guri është edhe drejtpërdrejt i përfshirë në gjithë rastin dhe për këtë arsye ka shkaktuar incidentin. Edhe pse burimet tona komentojnë se pikërisht dokumenti ka kaluar në duart e arkivistes. A ka rezistuar ajo regjistrimin, ose ka shpalosur falsifikimin dhe ka dashur ta paraqet, nuk arritëm të kuptojmë.

Disa informata jozyrtare theksojnë se rasti do ishte mbyllur para shumë kohe, por duke marr parasysh interesimin tonë duke parashtruar pyetje, lënda është vënë në pushim. Sigurisht pritet që pas humbjes së interesit tonë funksionarët në DAP të përfundojnë lëndën, siç e kanë paraparë. Madje theksohet se në fund do të pësojnë të punësuarit që kanë përgatitur dokumentin, edhe pse kanë bërë atë me urdhër dhe shtypje nga eprorët.

Nëpërmjet komunikimit me shkrim me personat që kanë paraqitur rastin e kuptuam se ata nuk kanë ndërmend të shpalosin në prokurori ose polici njohurinë se të gjithë nga pushteti janë të lidhur, dhe në vend të atyre përgjegjës për veprat kriminele, do të pësojnë të punësuarit. Pikësëpari janë të frikësuar për vendet e tyre të punës dhe as që mendojnë të dorëzojnë parashtresë, për këtë shkak shpresat e vetme i kanë tek mediet dhe organizatat joqeveritare. Frika e tyre është e dukshme edhe në lutjet që mos të publikojmë identitetin e tyre, pasi na bindën se kuadrot partiake që drejtojnë DP-in janë të gatshëm për hakmarrje, janë të nevrikosur se ka gjasa që t’ju dështon plani.

Kontaktuam autoritet nga Drejtoria për të ardhura publike që të kuptojmë qëndrimin e tyre zyrtar. Edhe pse parashtruam një sërë pyetjesh, pikësëpari të lidhur me sulmin fizik të arkivistes dhe përpjekjes për fshihje të tatimit milionësh, fituam vetëm një përgjigje të sublimuar se Ismet Gurit i është shqiptuar masë disiplinore sipas Marrëveshjes kolektive dhe se policia ka njoftuar Drejtorinë se ka ndodhur incident. Aq. As informatë mbi përfshirjen e Esmerovit në incident, as a ka ndodhur incidenti si pasojë e refuzimit të punësuarës për të përpiluar vendim të paligjshëm, as nëse biznesmeni ka paguar tatimin ndaj shtetit. Për të fundmen, as nuk guxohet të njoftohet publiku pasi qenka sekret.

Prapëseprapë, burimet tona lidhin rastin e sulit fizik me falsifikimin e vendimit për tatim dhe sigurisht që ajo përsëri hap pyetjen për mbrojtjen e personave që paraqesin raste. Por, siç dihet, fuqia dhe paratë dominojnë, kurse qytetarët mund të heshtin dhe të mbyllin sytë. Nëse flasin dhe shikojnë, nuk ka shpëtim për ato.

Autor: Ljubisha Arsiç                                                            

Transparensi Interneshënëll Maqedonia zbaton projektin “Përfaqësimi i mbrojtjes së lajmëruese, përfshirë mediet dhe shoqërinë civile” i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës.

Storia hulumtuese është përgatitur në suaza të projektit, dhe nuk pasqyron qëndrimet e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.

Lajme të ngjashme

Back to top button