Kali i Shemës “frymëzim” për përmendoren e luftëtarit mbi kalë! Skopje-2014!

Populli pres gjatë një investigimi, si duket ka zbuluar se performanset e kalit të Shemës kanë qenë maketë frymëzimi për projektimin dhe ndërtimin e përmendores të luftëtarit të hypur mbi kalë në mes të Shkupit.

Pa mëdyshje se vetëm performanset trupore të kalit të Shemës mund të përballojnë të hipur mbi te, me armë, helmetë dhe metale tjera të rënda një kalorës antik . Dhe me që gjithherë ky kalë ka qenë i mësuar pa samar, ky nuk ka paraqitur frikë as nga rojet rreth tij as nga gurgullima e ujit, dhe për këtë është i rrethuar me kalorës e fontanë që stërpikë ujë në ditët e nxehta të verës dhe ky kalë nuk lëvritë fare.

Por nuk dihet akoma se këtë maketë inspirimi të kalit të Shemës, se kush e ka propozuar në mbledhje të qeverisë, Musa Xhaferi apo Fatmir Besimi për integrim të performansave autoktone dhe atyre të antikës. Populli pres është në kërkim të gjetjes të stenogramit të mbledhjes së qeverisë.

z.Xhaferi, kërkojmë ndjesë për këtë shaka ,kuptohet në kuadër të shprehjes së mendimit të lirë, por meqë ju konfirmoni se jeni “me shka se shkavi”, por unë jam më katundar se katundari dhe për koincidencë jam i interesuar të kem një kalë si të axhës Shemë.

Fundja jo rastësisht, artistët, me anë të teknologjisë kompjuterike, në mënyrë artistike paraqesin këtë kalë ,se performansat e tij ,bile përballojnë të hypur mbi te, të gjithë eshalonët e një partie politike në pushtet !

Mirëpo, po të kishte rastisur që të ishte pelë, askush nga eshalonët e partisë në pushtet ,jo që të hypnin mbi te, por nuk do të guxonin as bishtin me ja prekë sepse, axha Shemë nderin do ta kishte mbrojtur me kobure!

Lajme të ngjashme

Back to top button