FSK-ja do të ketë ndihmën e forcave detare amerikane

Sekretari amerikan i forcave detare, Ray Mabus i cili gjatë ditës së sotme po qëndron në Kosovë në një konferencë për media ka thënë se ndonëse Kosova nuk ka det marincat amerikane megjithatë do të kontribuojnë me seminare dhe ushtrime të ndryshme në Kosovë, të cilat do ta ndihmojnë FSK-në.

”Ushtria jonë do të jetë e përkushtuar për bashkëpunim me FSK-në. Marincat tanë janë ushtarak të shkëlqyer”, ka thënë Maybus.

E pranishme gjatë konferencës ishte edhe ambasadorja amerikane Trejsi En Jakobson. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button