Rezultatet e fundit: 38 bashki e majta, 13 e djathta

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 52 bashki. Në 38 prej tyre kanë fituar kandidatët e majtë, ndërsa në 13 fitues janë kandidatët e së djathtës dhe 1 i partisë së minoritetit grek “Mega”.

Pas Korçës dhe Lushnjes koalicioni i majtë ka marrë 3 nga bashkitë e mëdha të vendit. Fitorja e ASHE-së konfirmohet në Elbasan, Fier dhe Gjirokastër, ndërsa është çështje kohe zyrtarizimi i fitores në Vlorë.

Në Elbasan, Qazim Sejdini ka siguruar rreth 15 mijë vota më shumë se rivali i tij, Ardjan Turku. Në Gjirokastër, Zamira Rami, ka një avantazh prej 1800 votash.

Me mbi 10 mijë vota avantazh, Armand Subashi shpallet fitues i Bashkisë së Fierit, ndërsa në Vlorë, Dritan Leli i ASHE-së ka një avantazh prej 18400 mijë votash ndaj rivalit të tij, Genc Deromemajt, kur ka mbetur vetëm kutia e fundit për t’u numëruar.

Në Shkodër, ku janë numëruar 124 nga 245 kuti, Voltana Ademi udhëheq me rreth 6280 mijë vota avantazh ndaj Keti Bazhdarit. Suprizë mund të konsiderohet rezultati i Malësisë së Madhe, ku udhëheq me rreth 320 vota kandidati i së majtës.

Edhe në Lezhë, kandidati i Partisë Demokratike udhëheq me rreth 4100 vota ndaj kandidatit të së majtës, Viktor Tushaj, kur kanë mbetur edhe 2 kuti nga fundi.

Lajme të ngjashme

Back to top button