Festivali mizor kinez që po trondit botën

Një festival vjetor i qenve ka filluar në jug-perëndim të Kinës, edhe përkundër kundërshtimeve që po ngrenë aktivistët për të drejtat e kafshëve, transmeton BBC.

“Rreth 10,000 qenë do të theren për ushqim gjatë Festivalit në Yulin, në provincën Guangxi të shtunën dhe të hënën, për të shënuar solistikun veror”- kumtojnë mediat shtetërore.

Banorët dhe shitësit thonë se kafshët theren në mënyrë njerëzore. Por aktivistët thonë se therja është e vrazhdë dhe një fushatë online për ndalimin e këtij festivali është dekretuar nga më se 3.8 milion njerëz. Ashtu që këtë vit kjo fushatë ka arritur mbështetje të madhe edhe nga të famshëm vendas e të huajë.

Ashtu si dhe vitet e kaluara edhe këtë vit, shumë njerëz që i duan kafshët blejnë qen, me qëllim që t’i shpëtojnë ato. Një mësuese e pensionuar nga Tianjin ishte në titujt e parë, kur ajo pagoi rreth $ 1,000 për t’i shpëtuar 100 qen.

Zyrtarët e qytetit u distancuan nga tubimi në festival. “Disa qytetarë të Yulin e kanë zakon të mblidhen dhe së bashku të hanë mish qeni përgjatë solistikut veror,”-thonë ato për të hedhur poshtë mundësinë e organizimit të festivalit nga ana e qytetit.

Ky lloj debati e vendos qeverinë në një pozitë me të vërtetë të vështirë, raportojnë nga BBC. Konsumi i mishit të qenit shkakton shumë raporte negative mediatike, duke i turpëruar autoritetet. Gjithashtu, industria e mishit të qenve është akuzuar për shumë taktika të fshehta, përfshirë këtu edhe kapjen e kafshëve familjare për t’i bërë më pas ushqim.

Por njëkohësisht qeveria mbete syçelë ndaj lëvizjeve më të sofistikuara për të drejtat e kafshëve. Aktivistët e të drejtave të kafshëve në Kinë, kanë formuar rrjet në mediat sociale për të shprehur mirëqenien e disa llojeve të kafshëve. Megjithatë liderët e Kinës nuk duan që t’i inkurajojnë këto lëvizje.

Festivali i qershorit në Kinë ka nisur që në vitet 1990, por konsumi i qenve në Kinë është historik. Në zonat rurale në jug të Kinës, mishi i qenit është ngrënë kryesisht nga gjeneratat e vjetra, dhe sipas besëtytnive, ky mish ka cilësitë e forta të ngrohjes, duke e bërë atë shumë të dëshiruar në dimër.

Lajme të ngjashme

Back to top button